DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

OJQ “CICAT” dhuron pajisje mjekësore për Klinikën e Onkologjisë dhe Klinikën e Emergjencës

14 Gusht 2025
A A
OJQ “CICAT” dhuron pajisje mjekësore për Klinikën e Onkologjisë dhe Klinikën e Emergjencës
Share on Facebook

Organizata Joqeveritare “CICAT” dorëzoi një donacion të rëndësishëm me pajisje mjekësore për Klinikën e Onkologjisë dhe atë të Emergjencës, raporton Ekonomia Online.

Donacioni përfshin karroca për bartjen e barnave dhe dy aparatura për ngrohjen e gjakut, të cilat pritet të lehtësojnë punën e stafit mjekësor dhe të rrisin sigurinë gjatë trajtimit të pacientëve.

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, e mirëpriti donacionin duke theksuar rëndësinë e mbështetjes nga shoqatat dhe shoqëria civile për përmirësimin e kushteve të trajtimit.

“Një donacion që Klinika e Onkologjisë e mirëpret. Kjo është në vazhdën e donacioneve që klinika fiton nga shoqata të ndryshme dhe shoqëria civile. Shpresoj që për kërkesat tona dhe donacionet që i kemi në vazhdimësi, shoqatat të na dalin në ndihmë, pacientët të kenë benefite dhe të kenë sa më të lehtë trajtimin e kësaj sëmundjeje. Janë karrocat për bartjen e barnave gjatë trajtimit ditor të pacientëve, e lehtësojnë punën e infermierit, janë dy aparatura për ngrohjen e gjakut, që do të thotë familjarët e pacientëve nuk kanë nevojë ta ngrohin gjakun, jep një siguri më të madhe në dhënien e gjakut dhe menaxhimin e efekteve anësore që mund të ndodhin gjatë dhënies së gjakut”, tha Kurtishi.

Përfaqësuesja e OJQ-së, “CICAT” , Ermira Murati, tha se ky donacion është rezultat i një bashkëpunimi të suksesshëm gjatë “Rezistencës Artistike” dhe se shpreson që kjo ndihmë të mos mbetet e fundit.

“Është një donacion shumë i rëndësishëm për Klinikën e Onkologjisë edhe për emergjencën, do të thotë ky donacion është rezultat i një bashkëpunimi shumë të mirë gjatë ‘Rezistencës Artistike’ vitin e kaluar, ku artistët kanë qenë të jashtëzakonshëm. Ky është rezultati i gjithë angazhimit të tyre, kemi pasur një punë intensive në Cyrih për të realizuar ankandin. Një angazhim i çmueshëm dhe me një rezultat shumë të mirë. Shpresoj shumë që këto aparatura do të kenë një efekt, një ndihmë, do të jetë një lehtësim për gjithë klinikën dhe për të gjithë mjekët që janë brenda klinikës. Me shpresë që kjo nuk do të jetë e fundit”, tha Murati.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 305)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com