DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Komandantët ukrainas: S’presim asgjë nga takimi Trump-Putin

15 Gusht 2025
A A
SHBA dhe Rusia rikthehen në tavolinën e bisedimeve për misionet diplomatike
Share on Facebook

Derisa presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe ai rus, Vladimir Putin, po udhëtojnë drejt Alaskës, komandantët ukrainas në vijën e frontit thanë se kanë shprehur pritshmëri të ulëta për takimin e dy liderëve.

Oficeri i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Serhiy Tsehotskyi tha se nuk pret asnjë rezultat nga takimi Trump-Putin, pasi tha se rusëve nuk u besohet.

“Nuk pres asnjë rezultat nga ky takim. Do të flasin, do të bien dakord për diçka, por nuk ka kuptim. Rusëve nuk u besohet. Premtojnë një gjë dhe bëjnë një tjetër”, Tsehotskyi, shkruan CNN.

Tsehotskyi shprehu gjithashtu zhgënjim që ShBA-ja po bën gjithçka për të pritur Putinin në Alaskë, gjë që sipas tij, tregon se Trump e sheh liderin rus si legjitim dhe jo si “kriminel lufte apo vrasës”.

“Nuk ka kuptim të negociohet me Putinin. Ne kemi negociuar me të për Donbasin për tetë vjet dhe nuk kemi arritur askund. Nuk shoh asnjë dëshirë nga ana e tyre për t’i dhënë fund luftës, duke parë se çfarë po ndodh në vijën e frontit”, tha ai.

Ndërsa komandanti i batalionit sulmues, Oleksandr Nastenko, tha se beson se “Putini nuk është gati për kompromis”.

“Atij nuk i intereson situata ekonomike në vendin e tij apo humbjet. Dhe ai do ta refuzojë çdo kompromis. Mendoj se ky takim nuk do të sjellë asgjë. Derisa njëri prej nesh të ndiejë me të vërtetë se është pala humbëse, askush nuk do të pranojë asgjë”.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 305)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com