Shtetet e Bashkuara kanë transferuar 50 automjete të blinduara sigurie Kosovës.
Kjo vjen si pjesë e Programit të Artikujve të Tepërt të Mbrojtjes, raporton KoosvaPress.
Në njoftimin e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë thuhet se Kosova, duke përdorur burimet e saj mbrojtëse, do t’i sjellë këto automjete në kapacitet të plotë operacional, duke shënuar një hap tjetër në angazhimin e përbashkët për forcimin e kapacitetit mbrojtës të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe për forcimin e sigurisë së të dy vendeve.
