DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

U hap Seminari për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, 200 studiues vendës dhe ndërkombëtarë

18 Gusht 2025
A A
U hap Seminari për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, 200 studiues vendës dhe ndërkombëtarë
Share on Facebook

Në Prishtinë u hap Seminari i 43-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, raporton Ekonomia Online.

Në ceremoninë solemne mori pjesë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili theksoi rëndësinë e gjuhës shqipe si themel i identitetit kombëtar dhe si organizëm i gjallë që ruan kujtesën dhe subjektivitetin njerëzor.
“Të gjithë bashkë e jetojmë te tashmën e gjuhës sonë dhe do të vazhdojë edhe jo për shumë vite, por për shumë dekada. I përmbahem thënies në hapjen e seminarit duke theksuar se intimiteti i marrëdhënies se gjuhës do të jetë përherë çështje e njerëzimit. Gjuha nuk është vetëm komunikim, por komunikim i subjektivitetit, kujtesës dhe kujtim qenësor. Gjuha është themeli më solid i imagjinatës njerëzore.
Gjuha është organizëm i gjallë që frymon në çdo cep dhe në çdo kohë. Pasuria jonë shoqërore dhe shtetërore entuziazmi ynë me gjuhën shqipe duhet vetëm të rritet. Shpreh gatishmërinë time për mbështetjen për të arritur këtë qëllim.
Është forcuar tradita e olimpiadës së gjuhës shqipe , duke nxitur drejtëshkrimin dhe leximin. Kemi mbështetur edhe seminarin e diasporës. Këto nisma janë bazë e qëndrushme, duke e vënë atë në qendër të edukimit dhe identitetit kombëtar. Është ky seminar që i dedikohet gjuhës, por lashtësia jonë lidhet me tiparin tonë themelor, por është edhe vetë faktori qenësor i lashtësisë sonë. Ne do të vazhdojmë me mbështetje”, tha Kurti.

Rektori i UP-së, Arben Hajrullahu, njoftoi se Seminari do të mbledh 200 studiues vendës dhe ndërkombëtarë, do të zhvillojë sesione shkencore dhe kulturore kushtuar gjuhës, letërsisë dhe trashëgimisë shqiptare.

“Duhet të mendojmë edhe për historinë e gjuhës. Për kohë të gjatë ka qenë gjuhë e ndaluar që nga pushtuesit e Perandorisë Osmane. Është gjuha ajo cka na përbashkon. Në vitet e ‘90 e dimë që gjuha shqipe në Kosovë ishte e ndaluar. Ne jemi si universitet krenar që jemi nikoqirë të kësaj ngjarjeje të rëndësishme. 200 studiues pritet të marrin pjesë në këtë seminar. Kur e shohim seminarin e shohim se ka pasur prurje të reja shkencore “, shtoi Hajrullahu.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, e cilësoi këtë ngjarje si një rrëfim të qëndrueshmërisë së dijes përballë sfidave.

Ai tha se seminari ka shërbyer si dritare për studiuesit e huaj që të njihen me historinë dhe kulturën shqiptare.

“Është një nder dhe kënaqësi si ambasador të jem në hapjen e edicionit të 43-të. Historia e këtij seminari është një rrëfim i qëndrueshmërisë të dijes përballë sfidave. Ky seminar ka qenë dritare, ku studiues të huaj kanë mundur të dëgjojnë për historinë tonë. Ky seminar nuk është thjesht aktivitet akademik, ku shumë studiues lidhen me kulturën tonë. Është një hapësirë ndërkombëtarizimi, ku lindën projekte të përbashkëta dhe u nënshkruan marrëveshje. Gjuha dhe kultura ndër më të vjetrat në Evropë, që ka treguar qëndrueshmëri, është pasuri që meriton të promovohet e të ndërkombëtarizohet”, tha ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 292)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com