DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Për të gjithë kureshtarët: Shpat Kasapi tregon se ç’ndodhi në dasmën e shumëpërfolur

19 Gusht 2025
A A
Për të gjithë kureshtarët: Shpat Kasapi tregon se ç’ndodhi në dasmën e shumëpërfolur
Share on Facebook

Shpat Kasapi, i ftuar në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, foli edhe njëherë për një ndër tematikat më të diskutuara rishtazi në medie: “Dhunën” e ushtruar ndaj tij në një dasmë ku ishte i ftuar si këngëtar.

Ndonëse Shpati e ka saktësuar se nuk u dhunua dhe se është “si kokrra e mollës”, sërish nuk përtoi të sqaronte se ç’ndodhi në dasmë.

“U bë bujë e madhe, u rrah Shpati, u rrahën dasmorët. Jam nisur pak me vonesë sepse ka pasur trafik. Kur mbërrita, dasmori më tha: “Shpat je vonuar, por këndo”. Unë i thashë se “do të këndoj më shumë tani sepse jam vonuar” dhe ai ishte i agravuar, normal”, u shpreh fillimisht këngëtari.

Më tej, ai sqaroi se pati kontradikta për çështjen e pagesës:

“Në fund të dasmës ishte puna e pagesës. Më thanë: ‘Ti s’ke kënduar, s’do e marrësh pagesën”. Unë pak u agravova, ata u agravuan, u bë një debat i vogël dhe kaq ka qenë. Askush nuk më ka prekur, as nuk më ka ngacmuar”, tha ai.

Lajmet se Shpati ishte dhunuar brutalisht dhe pretendimi se ai kishte shkuar i dehur në dasmë morën dhenë nëpër portale të ndryshme. Vetë Shpati publikoi një foto, si për të treguar se nuk kishte asnjë shenjë nga “rrahja brutale”, duke treguar se ishte mirë dhe se lajmi ishte ekzagjëruar.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 280)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com