DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Sot vazhdon seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

20 Gusht 2025
A A
​Gjykata Kushtetuese: Avni Dehari tejkaloi kompetencat formale e solemne të seancës konstituive
Share on Facebook

Deputetët e legjislaturës së nëntë sot do të mblidhen sërish në tentimin e radhës për konstituim të Kuvendit të Kosovës.

Pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese i cili u publikua të hënën si i plotë, vazhdimi i seancës konstituive është thirrur sot në ora 11:00, transmeton KosovaPress.

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese thotë se deputetët duhet të zgjedhin me votim të hapur kryeparlamentarin, si dhe një kandidat për kryeparlamentar mund të votohet vetëm deri në tre herë.

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës po konsiderohet si urgjencë shtetërore edhe nga presidenca e cila përmes një përgjigjje për KosovaPress tha se duhet të ketë sa më parë institucionet në periudhën sfiduese globale dhe rajonale.

“Presidenca e konsideron urgjencë shtetërore konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve të dala nga vullneti i popullit. Në këtë periudhë të zhvillimeve dinamike në kontinent dhe sfidave globale që e prekin edhe rajonin tonë, krijimi sa më i shpejtë i institucioneve të reja në përputhje me procedurat e parapara në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese është jetik për stabilitetin, përfaqësimin demokratik dhe për adresimin e interesave të qytetarëve”, kanë thënë nga Presidenca për KosovaPress.

Kujtojmë që deri para aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi i Kosovës dështoi konstituimin në 54 tentativa.

Seanca e fundit konstituive ishte e datës 26 korrik datë kjo që shënoi edhe fundin e rrjedhjes së afatit të konstituimit nga Kushtetuesja. Pas kësaj Gjykata Kushtetuese caktoi masë të përkohshme me të cilën nga datat 27 korrik deri 8 gusht deputetëve iu pamundësua thirrja e një seance tjetër në Kuvendin e Kosovës.

Gjykata Kushtetuese e publikoi vendimin me 8 gusht, ndërsa si të plotë e publikoi të hënën e 18 gushtit.

Ndryshe, partitë politike deri tani nuk kanë shfaqur shenja të përafrimit të konsensusit për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 571)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 088)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (157)
  • Shpallje (1)
  • Sport (337)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com