DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Lini duhanin, mbroni fëmijët!

20 Gusht 2025
A A
Share on Facebook

Njerëzit që nuk tymosin rrezikohen më shumë të vdesin nga sëmundje serioze të mushkërive, nëse janë rritur nga prindër duhanpirës.

Ky është konkluzioni i një studimi të fundit amerikan, i cili arriti në përfundimin se të thithurit të tymit të duhanit në fëmijëri bënte që numri i vdekjeve të përvitshme të shtohej me 7 persona më shumë në çdo 100 mijë të rritur joduhanpirës.

Studimi i udhëhequr nga shoqata “American Cancer Society” mori në shqyrtim 70 mijë e 900 burra e gra joduhanpirëse. Ekspertët sugjerojnë se, mënyra më e mirë për të mbrojtur fëmijët është lënia e duhanit, shkruan Tch.

Një tjetër gjetje e studimit ishte se, nëse pjesëmarrësit kanë jetuar me një duhanpirës gjatë periudhës madhore, atëherë ata janë ndeshur me komplikacione të tjera shëndetësore.

Ekspozimi ndaj tymit të duhanit për 10 ose më shumë orë çdo javë shton rrezikun e vdekjes nga sëmundja e ishemisë në zemër me 27 për qind, nga sulmi kardiak me 23 për qind dhe sëmundje kronike të bllokimit të mushkërive me 42 për qind, krahasuar me ata që kanë jetuar në krah të joduhanpirësve.

Studimi është publikuar në revistën amerikane të mjekësisë parandaluese (American Journal of Preventive Medicine). Pjesëmarrësit janë pyetur mbi ekspozimin e tyre ndaj duhanit përgjatë jetës, e më pas është ndjekur me imtësi zhvillimi i shëndetit të tyre për 22 vitet në vijim.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 275)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com