DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Skandaloze: Për një lidhëse të gypit fshatrat e Vushtrrisë mbesin pa ujë me javë të tëra!

9 Janar 2025
A A
Skandaloze: Për një lidhëse të gypit fshatrat e Vushtrrisë mbesin pa ujë me javë të tëra!
Share on FacebookShare on Twitter

Banorët e fshatrave të Vushtrrisë, konkretisht Brusniku, Kolla por edhe shumë të tjera, për shkak të prishjeve të shpeshta e të pazakonshme po mbesin pa ujë të pijës me javë të tëra.
Së fundmi, banorët e fshatit Brusnik, por edhe Kolla tashmë po ballafaqohen me një problem të pazakontë që as në vendet aziatike nuk ndodh.

Prishtjet e vazhdueshme të njëpasnjëshme, në baza ditore po shkaktohen në Brusnik, në dy lagje të fshatit, e që fatkeqësisht po ndodhë për shkak të moskryerjes së punimeve në rregull nga kompania e cila ka fituar tenderë e marrin para për kryerjen e punimeve, por nga neglizhenca e tyre, sidomos e KRU Mitrovicës dhe degës së saj në Vushtrri, banorët po mbesin pa ujë me javë të tëra.

Shiheni këtë foto, ku shihet shpërthimi i ujit, ndërsa KRU Mitrovica, si dhe dega e saj në Vushtrri, madje as kompania e cila e mirëmbanë këtë nuk ja dalin për javë të tëra që ta rregullojnë.

Kjo është skandaloze, një prishje aq e vogël, të zgjatë me javë të tëra për sanim, është mjerim, është tmerrim, është shkatërrim për banorët të cilët ballafaqohen me këtë problem tash e gjashtë muaj.

Duhet theksuar se secila shtëpi, në këto fshatra ka dhënë 80 euro, në mënyrë që të përshpejtohet procesi i lëshimit të ujit, por a ia ka vlejtur të paguajnë para qytetarët, ndërsa KRU Mitrovica, dega e saj në Vushtrri dhe kompania mirëmbajtëse të mos reagojnë në sanimin e dëmëve.

Gjithashtu, duhet theksuar, e në bazë të informacioneve të besueshme, kompanitë në fjalë, në kohën kur janë shtri gypat kryesor, kanë vendosur gypa, lidhëse dhe pajisje të tjera të cilat nuk e përballojnë aspak shtypjen e ujit. Thënë më shqip, kanë vendosur gypa jashtë standardeve.

Një fakt tjetër shumë i rëndësishëm është se, edhe lidhëset adekuate, pajisjet tjera përcjellëse ishin vendosur nga më të lirat që gjenden në treg, e kjo ka shkaktuar probleme të mëdha tek banorët.

Përshkak të shtypjes së madhe të ujit, secila shtëpi në këto fshatra, sidomos në gjashtë muajit e fundit, është dëmtuar me më së paku 500 euro.

Për këtë janë në dijeni Komuna e Vushtrrisë, KRU Mitrovica, dega e saj në Vushtrri por edhe kompania e cila është duke e “mirëmbajtë” rrjetin e ujit, por si duket, asnjë prej këtyre nuk e ka të rëndësishëm qytetarin, por vetëm përfitimet e tyre materiale, ngase, faturat e ujit, përfundojnë në duartë e qytetarëve muaj për muaj! 

KATEGORITË

  • Botë (1 077)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 167)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com