DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

KQZ nuk e certifikon Listën Serbe për zgjedhjet lokale

21 Gusht 2025
A A
KQZ
Share on Facebook

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka certifikuar sot Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Kundër certifikimit të kësaj partie politike votuan anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërkaq abstenuan anëtarët e KQZ-së nga radhët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, ndërsa pro votoi kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi dhe anëtarja nga Lista Serbe.

Valmira Selmani nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, tha se Lista Serbe ka garuar për kryetar komune në 11 komuna, ndërsa për kuvende komunale në 19 komuna, me gjithsej 238 kandidatë.

Selmani: Lista Serbe ka garuar për kryetar në 11 komuna

Video:

“Lista Serbe ka garuar për kryetar në 11 komuna për kuvende komunale, 19 komuna gjithsej me 238 kandidatë. Nuk ka ndonjë kandidat që është i përfshirë në ndonjë listë nga institucionet përkatësisht Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Ministrisë së Punëve të Jashtme”, tha ajo.

Këtë votim e ka kundërshtuar anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje Sami Kurteshi, i cili tha se Lista Serbe ka trashëgimi terroriste duke marrë pjesë në sulme terroriste dhe se anëtarët e kësaj liste kanë pozita të tjera në shtetin e Serbisë. Kurteshi ka treguare edhe disa dokumente për anëtarët e Listës Serbe.

Kurteshi: Lista Serbe me trashëgimi terroriste

Video

“Ka trashëgimi terroriste dhe një të tashme terroriste. Ka elemente të tjera persona që kanë marrë pjesë edhe në sulme edhe terroriste dhe të ndryshme, tash i kemi edhe veprimet e institucioneve për ndjekje penale, kemi persona jo vetëm një shume që në të vërtetë punojnë kundër Republikës së Kosovës. Ata mbajnë pozicione në organet e ashtuquajture të përkohshme të Serbisë paralele dhe njëkohësisht mbajnë pozicione cilado qofshin në organet e Republikës së Kosovës. Kam mbledhur dokumente që t’i shihni. Unë jam kundër certifikimit të subjektit politik Lista Serbe derisa nuk shihen të gjithë anëtarët e saj ku kanë pozitë në shtetin e Serbisë”, tha Kurteshi.

Nga radhët e PDK-së Arianit Elshani tha se do të abstenojnë në votimin për certifikimin e Listës Serbe, teksa shtoi se rruga ndaj akuzave mbi këtë parti serb duhet të bëhet përmes institucioneve.

Elshani: Si përfaqësues i PDK-së abstenojmë nga votimi për certifikimin e Listës Serbe

Video

“Si përfaqësues i PDK-së abstenojmë nga votimi për certifikimin e Listës Serbe. Është një temë që përsëritet. Konsiderojmë që rruga duhet të jete institucionale dhe veprimet në raport me Listën Serbe”, tha Elshani.

Ndërsa Alban Krasniqi nga LVV-ja tha se ka 24 kandidatë qoftë për kryetar komune apo kuvende komunale nga Lista Serbe që janë në kërkim nga shteti i Kosovës.

Krasniqi: Janë me dhjetëra kandidatë të Listës Serbe në kërkim nga organet e sigurisë

Video:

“Ka me dhjetëra kandidatë qoftë për kryetar komune që janë në kërkim nga organet e sigurisë që janë në kërkim nga shteti i Kosovës. Prej katër komunave janë se paku 24 persona jo vetëm me të kaluar kriminale, por që janë edhe në kërkim dhe të strukturave paralele që Serbia ende i mban gjallë në Kosovë përmes lidhjeve të saj. A duhet lejuar ne si KQZ që nëse disa kandidatë që na vijnë nga Lista Serbe do të duhej t’i certifikonin nëse janë pjesë e strukturave e pjesë e organizatave terroriste?”, tha ai.

KQZ në mbledhjen e sotme certifikoi Lëvizjen Vetëvendosje me 906 kandidatë në 33 komuna për kryetar dhe kuvend komunal në 35 komuna, Partinë Demokratike të Kosovës në 32 komuna për kryetar kuvendi dhe kuvende komunale në 35 komuna, por nuk u votua kandidati për kryetar të Deçanit, Korab Mushkolaj, i cili është konsideruar si anëtar i shërbimit të jashtëm nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Po ashtu, KQZ certifikoi Lidhjen Demokratike të Kosovës më 832 kandidatë në 28 komuna për kryetar dhe për kuvende komunale në 32 komuna, si dhe AAK e cila garon në 25 komuna për kryetar dhe 28 kuvende komunale me 616

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 720)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (26 830)
  • Opinione (55)
  • Showbiz (183)
  • Sport (422)
  • TV (91)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com