DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Çfarë dihet për fenomenin softuerik Palantir?

22 Gusht 2025
A A
Çfarë dihet për fenomenin softuerik Palantir?
Share on Facebook

Në njëzet vitet e fundit kemi qenë dëshmitarë të ndryshimeve të mëdha nga mundësia e njohur si ‘world wide web’, apo bota e internetit.

E tëra kjo si rezultat i ndryshimeve që interneti ka sjellë përmes aplikacioneve të shumta në treg.
Sot, ne vetë jemi përdorues të rregullt të aplikacioneve si: Facebook, Zoom, Airbnb apo Netflix.

Pavarësisht krizave globale, këto kompani kanë vazhduar me fitime enorme përmes aksioneve të listuara në tregjet ndërkombëtare.

Megjithatë, rritja më e madhe këtë vit është regjistruar nga kompania pak e njohur ‘Palantir’.

Edhe pse pak e njohur ndërkombëtarisht, konsulenca statistikore ‘Statista’ pohon se aksionet e Palantirit janë dyfishuar këtë vit.

Specifikisht, vlera e aksioneve Palantir (PLTR), janë rritur me mbi 2,000% që nga hyrja në treg në vitin 2020.

Por çfarë dimë për këtë fenomen softuerik dhe kush qëndron pas saj?

Palantir u bashkëthemelua nga Peter Thiel (mik i ngushtë i Elon Musk) dhe Alex Karp, i cili shërben si CEO aktual i saj.

Edhe zëvendëspresidenti i SHBA-së, J.D. Vance ka qenë pjesë e Palantirit, duke shërbyer si menaxher për disa vite. Kjo duket se ka lënë gjurmë pozitive te kjo kompani, dhe ato ‘gjurmë’ lehtësisht mund të ndërlidhen me suksesin që Palantir e gëzon sot.

Jo rastësisht, klienti më i madh i kompanisë është vetë Qeveria Amerikane, e cila i ka dhënë Palantirit kontrata me vlerë miliona dollarë, që kur Presidenti Trump fitoi mandatin e tij të dytë.

Shumë pak dihet për shërbimet tjera që ofron kjo kompani, por ajo që dimë për Palantir është se softueri i saj përzgjedh të dhënat e vlefshme dhe eliminon të gjitha pengesat tjera duke rritur efikasitetin e çdo biznesi që e përdor softuerin për 90%.

Se sa të rëndësishme janë shërbimet e Palantirit, ne mund të marrim vendet ballkanike si një rast studimi.
Në vendet ballkanike, kompanitë private shpesh fitojnë tender pa asnjë ekspertizë apo referencë pune. Pra, ato marrin projekte përmes lidhjeve korruptive, ndërsa projektet rrallë zbatohen në tërësi.

Rënia e çatisë së komunës së Prishtinës, dhe shembja e stacionit të trenit në Novi Sad mund të shërbejnë si referencë për rastet aktuale se si aferat korruptive dëmtojnë vendet e Ballkanit duke varfëruar GDP-në kombëtare dhe duke rrezikuar seriozisht mirëqenien e qytetarëve të saj.

Palantir është i specializuar për luftimin e rasteve të tilla.

Thënë shkurt, softueri eliminon tendencat e kota dhe korruptive që ngulfasin kompanitë private dhe dëmtojnë ato publike, ndërsa softueri përdoret plotësisht i automatizuar dhe funksionon si një pjesë e integruar e sistemit të inteligjencës artificiale.

Kjo është arsyeja pse Palantir gëzon një reputacion të lartë, jo vetëm nga Qeveria Amerikane por edhe nga institucionet ushtarake dhe financiare.

Kohët e fundit, Financial Times na njofton se ‘NATO’ ka angazhuar Palantirin për rritjen e efikasitetit në terren. Dhe nëse kësaj i shtojmë interesimin e sektorit bankar dhe shëndetësor, kjo na bën të kuptojmë se kemi të bëjmë me një novacion të nivelit të lartë siç janë Tesla apo Microsoft.

Si përfundim, ne mund të themi se Palantiri është vetëm në fillimet e saj – kjo sepse kompania aktualisht mban monopolin mbi softuerët që askush tjetër nuk i posedon.

Ky fakt e bën Palantirin një nga kompanitë më të kërkuara në botë, dhe pikërisht për këtë arsye kompanitë me reputacion kanë filluar të interesohen për shërbimet e saj, ndërsa disa investitorë vetëm se janë pozicionuar fuqishëm në atë që e njohim si ‘long term’.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 255)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com