DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Uran Ismaili prezanton 5 zgjidhjet: Nga zhbllokimi i trafikut për 18 muaj te ndriçimi i 1 mijë rrugëve në Prishtinë

25 Gusht 2025
A A
Uran Ismaili prezanton 5 zgjidhjet: Nga zhbllokimi i trafikut për 18 muaj te ndriçimi i 1 mijë rrugëve në Prishtinë
Share on Facebook

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, në takimin e mbajtur në Parkun e Qytetit, para vullnetarëve ka prezantuar pesë zgjidhjet emergjente që, sipas tij, do ta kthejnë kryeqytetin në një vend funksional dhe të jetueshëm.

“Secili qytetar që e takoj e ka veç një pyetje për mua: a ke me qenë si këta të tjerët apo ke me punu diçka më shumë? Ju e dini saktë, ma keni parë punën aty ku e kam marrë, e keni parë që unë nuk jam prej atyre që i lë gjërat për gjysmë. Unë nuk jam prej atyre që e jap fjalën e nuk e mbaj,” tha Ismaili para vullnetarëve të pranishëm.Pesë zgjidhjet e tij për Prishtinën përfshijnë: Hapja e Sheshit “Xhorxh Bush” me plan të plotë mobiliteti për këmbësorë dhe vetura. Zhbllokimi i trafikut brenda 18 muajve me 100 autobusë të rinj, 60 semaforë shtesë dhe 5 parkingje “Park & Ride”.

Rrugë të sigurta 24/7 me 1,000 rrugë të ndriçuara, trajtim human të 5,000 qenve endacakë; 450 km trotuare të reja dhe 200 oficerë sigurie. Lagje të pastra 24/7 me 60 kamionë të rinj, 2,100 kontejnerë shtesë dhe depo speciale për mbeturina.Kalimi nga betoni te komuniteti me zero leje të reja ndërtimi në 6 muajt e parë, 100,000 drunj të mbjellur, park brenda 300 metrave nga çdo shtëpi dhe 400 ashensorë të rinj në ndërtesa.

“Çfarëdo që kam bërë në jetën time politike, kurrë nuk e kam harru Prishtinën. Zgjidhjet i kemi të mira, zgjidhjet i kemi të qarta, angazhimin e kemi. Asgjë tjetër nuk na ndal neve!” përfundoi Ismaili.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 254)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com