DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Një muaj paraburgim të dyshuarve për serat e kanabisit në Gjilan

26 Gusht 2025
A A
Një muaj paraburgim të dyshuarve për serat e kanabisit në Gjilan
Share on Facebook

Gjykata Themelore në Gjilan u ka caktuar nga një muaj paraburgim tre të dyshuarve për serat e kanabisit që u lokalizuan ditë më parë në këtë rajon.

A. S., R. A. dhe R. Z. dyshohet se kanë kryer veprën penale të kultivimit të bimës së hashashit ose të kanabisit.

“Me datë 23.08.2025, rreth orës 15:00, në fshatin Vërbicë e Zhegovcit të Komunës së Gjilanit, të pandehurit pa autorizim kanë kultivuar bimën e kanabisit, në atë mënyrë që pasi që zyrtarët policor në Gjilan marrin informacion se në këtë fshat mund të ketë të mbjella bimë narkotike të llojit ‘Kanabis Sativa’ shkojnë tek shtëpia e të pandehurit A. S., me ç’rast me rastin e kontrollit në oborrin e shtëpisë, në brendësi të serave të ndërtuara, gjejnë të kultivuara 496 bimë të këtij lloji, me gjatësi 2 metra, në këtë mënyrë të pandehurit me qëllim të prodhimit të narkotikëve, pa autorizim kanë kultivuar bimën e kanabisit”, thuhet në njoftim të Gjykatës.

Në njoftim të Gjykatës po ashtu theksohet se i pandehuri R.A. ka tentuar të ikte, por se është arrestuar nga policia. Ky është vlerësuar kushti ligjor i përmbushur për ta çuar në paraburgim.

“Po ashtu, duke marr parasysh rrethanat se ndaj të pandehurve evidentohen disa raste për vepra tjera penale, rrethanat këto të mjaftueshme për të besuar se nëse të pandehurit lihen në liri të njëjtit mund të përsërisin veprën penale. Andaj, gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurve dhe duke i marr për bazë të gjitha ato që u thanë më lart, masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale”, thuhet në njoftim.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 250)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com