DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Cakolli për censurën në RTK: Nuk do të jem më pjesë e intervistave derisa diktati të marrë fund

27 Gusht 2025
A A
Cakolli: Vonesa më e gjatë për shpalljen e rezultateve përfundimtare që nga zgjedhjet 2010
Share on Facebook

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka reaguar pas komunikatës së menaxhmentit të RTK-së, ku kërcënohen redaktorët e gazetarët se s’do të tolerohen për postimet e tyre në rrjete sociale.

Cakolli ka thënë se në këto kushte diktati, kontributi më i vogël që mund ta bëjë është që të mos paraqitet në televizionin publik, për intervista as për edicione të lajmeve derisa ky diktat brenda RTK-së, të marrë fund.

Postimi i plotë:

Situata e fundit me ndryshimet arbitrare në RTK, dhe sidomos komunikata e fundit e menaxhmentit, vetëm sa vulos censurën.

Largimi i disa prej gazetarëve kyç nga edicionet kryesore, i shitur si “avancim programor” dhe i shoqëruar me kërcënime për postimet e tyre publike, tregon qartë se problemi nuk ka të bëjë me punën e tyre, por me ushtrimin e pavarur të rolit gazetaresk që nuk i përshtatet pushtetit.

RTK nuk përparon duke heshtur ata që pyesin. Një transmetues publik ka kuptim vetëm kur gazetarët bëjnë pyetje sfiduese dhe mbajnë përgjegjës pushtetin, jo kur në ekran mbeten vetëm intervistat servile. Në fund të fundit, kjo nuk është thjesht çështje e disa gazetarëve, por rrezik për gjithë shoqërinë, sepse e kthen RTK-në nga medium publik në megafon partiak.

E në një situatë të tillë, heshtja është bashkëfajësi. Për këtë arsye, kontributi im minimal është që, nga tani e tutje, të mos jem pjesë e debateve, edicioneve apo intervistave në RTK, derisa kjo gjendje diktati të marrë fund.

Sepse mbrojtja e gazetarisë së lirë nuk është vetëm detyrim ndaj Blertës, Menetës, Artonit, Edonës, Jehonës dhe Valonit, por një borxh ndaj shoqërisë demokratike që e aspirojmë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 240)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com