DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Cakolli: Vendi po shkon me vetëdije drejt një krize të re kushtetuese

28 Gusht 2025
A A
Cakolli: Vendi po shkon me vetëdije drejt një krize të re kushtetuese
Share on Facebook

Eugen Cakolli nga KDI-ja ka thënë se pasi të konsumohen të gjitha kandidaturat nga radhët e komunitetit serb kuvendi mund të mos ketë më as për çka të mblidhet.

Sipas tij vendi po shkon drejt një krize më të thellë se ajo për zgjedhjen e kryetarit të kuvendit.Po bëhet gjithnjë e më e qartë se vendi po shtyhet me vetëdije drejt një krize të re kushtetuese, edhe më të thellë se ajo për zgjedhjen e kryetarit të kuvendit. Me konsumimin procedural të të gjitha kandidaturave të mundshme nga radhët e komunitetit serb – sado që vetë procedura e ndjekur nuk është në harmoni me aktgjykimet e Kushtetueses – pas seancës së ardhshme, kuvendi mund të mos ketë më as për çka të mblidhet, pasi nuk do të ketë më asnjë kandidat që mund të propozohet”.Kjo situatë, Cakolli thotë se do të përfundojë si rast i ri në Kushtetuese.

“E gjithë kjo situatë, si rezultat i devijimeve procedurale dhe shkeljes së aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese nga kryetari i kuvendit, do të përfundojë ose si rast i ri në Kushtetuese, ose eventualisht me zgjedhje të reja pas skadimit të afatit 30-ditor, varësisht prej përfundimit të shqyrtimit të kërkesës së dërguar nga presidentja”.Ai shton se nëse dërgohet rasti në Kushtetuese, skenari më i mirë do t’ishte anulimi dhe kthimi i procedurës në pikën zero, duke i hedhur në votim nënkryetarët nga komunitetet në pako.

“Nëse do të kemi inicim të një rasti të ri kushtetues, përveç humbjes së disa javëve apo muajve, skenari më i mirë do të ishte anulimi dhe rikthimi i procedurës në pikën zero, duke u kthyer te praktika e votimit të nënkryetarëve të komuniteteve në pako. Por nërastin më të keq të mundshëm, rrezikohet një precedent që kodifikon një lloj shumice të dyfishtë për propozimin dhe zgjedhjen e nënkryetarëve nga radhët e komuniteteve – skenar që duhet shmangur me çdo kusht”.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 572)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 149)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (157)
  • Shpallje (1)
  • Sport (339)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com