DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Putini dhe Kim Jong Un marrin pjesë në paradën në Pekin

28 Gusht 2025
A A
Putini dhe Kim Jong Un marrin pjesë në paradën në Pekin
Share on FacebookShare on Twitter

Për 80-vjetorin e kapitullimit të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore, Kina po organizon një paradë të madhe ushtarake në kryeqytetin Pekin. Qindra tanke, raketa dhe aeroplanë luftarakë pritet të shfaqen. Krahas kreut të Kremlinit, Vladimir Putin, i pranishëm do të jetë edhe diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi verikorean Kim Jong Un do të marrin pjesë në këtë paradë të madhe, bëri të ditur Ministria e Jashtme kineze. Në total, 26 krerë shtetesh e qeverish të huaja do të jenë të pranishëm në ngjarje, njoftoi zëvendësministri i Jashtëm, Hong Lei, në një konferencë për media. Mes tyre janë edhe presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko, presidenti iranian Masud Peseschkian, presidenti indonezian Prabowo Subianto dhe kryetari i parlamentit të Koresë së Jugut, Woo Won-shik.

Udhëtimet jashtë vendit të Kim Jong Un janë jashtëzakonisht të rralla. Në gjashtë vitet e fundit, diktatori e ka kaluar kufirin vetëm një herë – në shtator 2023, për një samit me Putinin. Vizita e tij e fundit në Kinë ishte në janar 2019, kur u takua me presidentin Xi Jinping në Sallën e Madhe të Popullit në Pekin.

Parada për “Ditën e Fitores” më 3 shtator synon të tregojë forcën ushtarake në rritje të Kinës dhe solidaritetin diplomatik mes Kinës, Rusisë dhe Jugut Global. Xi do ta pranojë parakalimin e dhjetëra mijëra ushtarëve atë ditë në Sheshin e Paqes Qiellore, përkrah liderëve të huaj dhe udhëheqjes kineze.

Kina do të shfaqë edhe pajisje deri më tani sekrete
Në total, 45 formacione do të marshojnë ose do të fluturojnë mbi shesh. Siç tha javën e kaluar Wu Zeke nga Komisioni Qendror Ushtarak në Pekin, pjesë e tyre do të jenë njësi të përzgjedhura të ushtrisë tokësore, marinës, forcave ajrore dhe trupave të mbrojtjes ajrore. Përveç kësaj, udhëheqja kineze planifikon që në shfaqjen rreth 70-minutëshe të paraqesë qindra tanke dhe automjete ushtarake, si dhe aeroplanë luftarakë e helikopterë.

Në internet tashmë kanë qarkulluar foto të automjeteve ushtarake në rrugët e Pekinit me raketa apo sisteme të pambanuara nënujore. Prej kohësh, njësi ushtarake po stërviten në periferi të qytetit nën vapën e verës për paradën. Sipas Wu, të gjitha sistemet e armatimit që do të shfaqen janë prodhim kinez. Mes tyre pritet të jenë pajisje të reja, deri më tani të paprezantuara. Wu përmendi dronë, sisteme për pengim elektronik, armë hipersonike, si dhe sisteme raketore dhe të mbrojtjes ajrore.

Parada zhvillohet në një kohë kur Pekini po shton gjithnjë e më shumë presionin ushtarak në Detin e Kinës Jugore dhe ngushticën e Tajvanit, duke u përballur me kritika nga Perëndimi. Pas vitit 2015, kur u mbajt me rastin e 70-vjetorit, Republika Popullore këtë vit organizon për herë të dytë një paradë ushtarake për të përkujtuar fitoren ndaj Japonisë në Luftën e Dytë Botërore. Parada e fundit e madhe ushtarake në Pekin u mbajt më 2019, atëherë kur Partia Komuniste në pushtet shënoi 70-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës më 1949.

KATEGORITË

  • Botë (1 119)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 051)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (4)
  • Showbiz (68)
  • Sport (133)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (811)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com