DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kosova harmonizon me ShBA-në listën e organizatave të huaja terroriste

29 Gusht 2025
A A
Kosova harmonizon me ShBA-në listën e organizatave të huaja terroriste
Share on Facebook

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nxjerr dekret ku e ka harmonizuar listën e organizatave të huaja terroriste të shpallura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Osmani tha se ky dekret është nxjerr me qëllim të linjëzimit të plotë të Kosovës me politikën e jashtme dhe të sigurisë të ShBA-së.

“Republika e Kosovës harmonizon listën e organizatave të huaja terroriste me Urdhrat Ekzekutiv të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me Nr. EO 14157 të datës 20 janar 2025, dhe EO 14175 të datës të datës 22 janar 2025, me qëllim të linjëzimit të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

“Ngarkohen institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës dhe të gjitha institucionet e tjera relevante, që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për zbatimin e këtij Dekreti në përputhje me kompetencat e tyre”.

“Ngarkohet Sekretariati i Këshillit të Sigurisë së Republikës së Kosovës që të përcjellë kopjen e këtij Dekreti tek të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurisë së Kosovës”, thuhet në dekret, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, e para e shtetit tha se Kosova qëndron krah Amerikës në luftën kundër krimit të organizuar transnacional dhe terrorizmit, karteleve të drogës dhe regjimeve kriminale, sepse sipas saj, udhëheqja amerikane e bën botën më të sigurt.

“Historia dëshmon një të vërtetë të thjeshtë: kur Amerika udhëheq, ka më shumë paqe, më shumë siguri dhe më shumë liri në mbarë botën. Kosova do të qëndrojë gjithmonë përkrah ShBA-së për ta avancuar këtë vizion dhe në përpjekjen e saj për të luftuar të gjithë ata që rrezikojnë sigurinë kombëtare të aleatit tonë më të rëndësishëm”, shkroi Osmani.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 240)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com