DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Avokati Koci thotë se nuk ka shkelje të Kushtetutës: Vota për Rashiqin e zhbllokon Kuvendin

30 Gusht 2025
A A
Avokati Arianit Koci po mendon t’i futet politikës

????????????????????????????????????

Share on Facebook

Avokati Arianit Koci ka komentuar situatën e nesërme në Kuvend.

Ai ka thënë se nuk ka shkelje të Kushtetutës, dhe se Rashiq nëse votohet, zhbllokohet Kuvendi.

Postimi:

Nesër Kuvendi përballet me një provë të rëndësishme: zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb. Kandidati është Nenad Rashiqi – i vetmi që mbron interesat e komunitetit të vet, por e njeh dhe e pranon shtetin e Kosovës. Pikërisht ky dallim e bën të veçantë.

Kjo kandidaturë vjen pas dy raundeve të dështuara, dhe nesër ai hyn në të tretin – që është edhe i fundit.

Nga ana tjetër, edhe vetë procedura është e rregullt dhe nuk ka asnjë pikë të dobët.

Partitë kanë marrë pjesë në votime dhe me këtë e kanë pranuar procesin. Madje edhe Lista Serbe ka propozuar dhe ka votuar, duke e bërë legjitimimin procedural të plotë.

Këtu qëndron ironia: duke mos e ndërruar kandidatin tri herë me radhë, vetë Lista Serbe e ka krijuar këtë situatë. Pa e menduar, ia ka dhënë Rashiqit mundësinë të futet në short dhe të ketë shansin real për t’u bërë nënkryetar.

Prandaj, sot çdo debat juridik është i tejkaluar.

Nuk ka shkelje kushtetuese, nuk ka pengesë procedurale. Ka mbetur vetëm një pyetje politike: a do të dalin disa deputetë nga PDK, LDK dhe AAK për ta mbështetur Rashiqin dhe për ta funksionalizuar Kuvendin.

Nëse ata japin votat, Kuvendi bëhet funksional dhe bllokada merr fund. Nëse refuzojnë, atëherë është e qartë se preferojnë një Kuvend të bllokuar.

Për më tepër, këtu fshihet edhe rreziku më i madh: duke u toleruar kjo sjellje, Lista Serbe fiton një instrument të rrezikshëm – mundësinë për ta mbajtur peng konstituimin e Kuvendit sa herë që i leverdis.

Kjo është hapja e një “Kutie të Pandorës”, sepse nëse një parti arrin ta bllokojë përmes mosndryshimit të kandidatit, atëherë Kuvendi mund të mbetet i papërfunduar për një kohë të gjatë. E kjo është goditja më e rëndë që i bëhet funksionimit të shtetit.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 240)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com