DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Shtëpia e fundit e Marilyn Monroe në rrezik shembjeje! Pronarët kërkojnë prishjen, por përballen me kundërshtime ligjore

31 Gusht 2025
A A
Shtëpia e fundit e Marilyn Monroe në rrezik shembjeje! Pronarët kërkojnë prishjen, por përballen me kundërshtime ligjore
Share on Facebook

Shtëpia në të cilën Marilyn Monroe kaloi ditët e fundit të jetës së saj, në lagjen Brentwood të Los Anxhelosit, është në rrezik të shembet, pasi pronarët aktualë, Brinah Milstein dhe Roy Bank, kanë ndërmarrë hapa për ta rrënuar ndërtesën historike.Sipas një raportimi të Bloomberg, plani i tyre ka shkaktuar kundërshtime ligjore dhe ndërhyrje nga autoritetet lokale.

Milstein, vajza e një manjati pasurish të patundshme nga Cleveland dhe Bank, producent i televizioneve reality, blenë pronën historike në adresën 12305 Fifth Helena Drive vitin e kaluar, duke paguar 8.4 milionë dollarë në vitin 2023. Kjo pronë ndodhet ngjitur me rezidencën e tyre ekzistuese, të cilën e zotërojnë që nga viti 2016.

Pas blerjes, çifti siguroi leje për prishjen e shtëpisë, por konservatorët kulturorë arritën të bindin autoritetet e Los Anxhelosit që të klasifikojnë ndërtesën si monument historik-kulturor, duke ndaluar përkohësisht çdo ndërhyrje ndërtimore.

Tashmë, Milstein dhe Bank presin një vendim nga Gjykata e Lartë e Qarkut të Los Anxhelosit, për të ditur nëse do të lejohen të vazhdojnë me planet e tyre për të bashkuar pronën me shtëpinë e tyre ekzistuese. Megjithatë, statusi i monumentit historik kufizon ndjeshëm të drejtat e tyre si pronarë.

“Shteti i Kalifornisë ka mijëra shtëpi ku kanë jetuar ose vdekur njerëz të famshëm,” deklaroi avokati i tyre, Peter Sheridan, për Bloomberg. “A do të thotë kjo që çdo ndërtesë e tillë duhet të ruhet si ‘monument’? Sigurisht që jo.” Në padinë e paraqitur, ata pretendojnë se “nuk ka asnjë provë konkrete që Monroe ka kaluar qoftë edhe një ditë aty”.

Megjithatë, faktet historike tregojnë ndryshe. Monroe e bleu shtëpinë për 75.000 dollarë në atë kohë, vlerë që sot do të barazohej me rreth 800.000 dollarë dhe ishte prona e parë që bleu vetë pas divorcit me Joe DiMaggio dhe Arthur Miller.

Gjatë qëndrimit të saj atje, ajo fitoi një Golden Globe dhe dha performancën e famshme “Happy Birthday, Mr. President” për John F. Kennedy. Që nga vdekja e saj, shtëpia ka kaluar në duart e 14 pronarëve të ndryshëm, ndërsa janë bërë shtesa të shumta, përfshirë një dhomë rekreacioni dhe një studio.

Përballë presionit publik dhe interesit të madh turistik, çifti Milstein dhe Bank janë shprehur të hapur për të ruajtur ndërtesën, por kanë propozuar që ajo të zhvendoset në një vend publik. Ata theksojnë se privatësia e tyre është cënuar rëndë për shkak të fluksit të turistëve dhe përdorimit të dronëve, që mbërrijnë vazhdimisht për të fotografuar shtëpinë e ikonës së Hollywood-it.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 232)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com