DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Juria e Festivalit të Teatrove në Ferizaj

31 Gusht 2025
A A
Juria e Festivalit të Teatrove në Ferizaj
Share on Facebook

Festivali i Teatrove në Ferizaj, këtë vit shënon edicionin e 55-të me radhë, i cili do të mbahet nga data 1 deri më 7 shtator. Pjesë e jurisë së këtij edicioni janë: Zyrafete Shala, Simon Shkreli dhe Agon Myftari.

Zyrafete Shala (shkrimtare)- ka përfunduar studimet në Fakultetin e Filologjisë, Dega Letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës, ku mbaroi edhe nivelin Master.

Prej shumë vitesh merret me kritikë letrare dhe ka botuar librin studimor “Personazhet e romaneve të Jakov Xoxës” (Armagedoni, 2015), përmbledhjen me shkrime “Kritika dhe ese” (De Rada, 2020) dhe “Ditëikja e Kadaresë” (Drini, 2025) me bashkautor Njazi Ejupin.

Që nga viti 2017 është udhëheqëse e Klubit Letrar “De Rada” në Ferizaj, ndërsa nga viti 2023 themeloi Shtëpinë Botuese “Drini” të cilën vazhdon ta udhëheqë edhe më tej. Deri më tani kjo shtëpi ka botuar dhjetëra tituj nga autorë të zgjedhur, ndërsa në proces të shtypit ka edhe nëntë tituj të tjerë. Merret me kritikë letrare dhe publikon shkrime në revista e portale të ndryshme në hapësirat shqiptare. Është bashkëpunëtore e rregullt e revistës elektronike për letërsi, kulturë dhe art HEJZA. Punon në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Ferizajt.

Simon Shkreli (aktor) – i lindur me 12.04.1979 ne Mal te Zi, shkollimin fillor dhe të mesem e perfundoj ne qytetin e tij te lindjes ne Ulqin. Pas luftes ne Kosoves regjistrohet ne fakultetin juridik ( si gjithe bota) por deshira e tij ishte te studionte per aktrim. Ishte gjenerata e pare nen drejtimin e profesoreshe Ilire Vinca.

Ka luajtur ne shfaqje ne Teatrin Kombetar të Kosoves, ne teatrin “ Dodona”.

Si aktor i diplomuar eshte i pari Shqiptar në Mal të Zi.

Që nga viti 2006 angazhohet si aktor në Teatrin “ Migjeni” të Shkodres. Ndërsa në Festivalin e Teatrit në Ferizaj është laureuar dy herë me çmime

– aktori me i mire roli episodik-2016

– aktori me i mire roli dytesor- 2019

Ka luajtur në në sëre projektesh me regjisor vendas dhe të huaj si dhe në projekte kinematografike.

Agon Myftari (regjisor)- u diplomua në vitin 2008 në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, në drejtimin e Regjisë Teatrore, në klasën e profesorit Bekim Lumi. Në vitin 2011 përfundoi studimet postdiplomike dhe mori gradën Master i Regjisë Teatrore, me fokus në Teatrin e absurdit, përmes shfaqjes “Duke pritur Godonë” të Samuel Beckett-it.

Në vitin 2009 realizoi shfaqjen e tij të parë profesionale në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe që prej asaj kohe punon si regjisor i pavarur teatri, duke vënë në skenë mbi 20 produksione teatrore dhe disa shfaqje për fëmijë.

Në vitin 2015 u emërua Udhëheqës Artistik i Teatrit Kombëtar të Kosovës, pozitë të cilën e mbajti për një mandat të plotë katërvjeçar.

Në vitin 2018 ishte pjesë e LCT Director’s Lab në New York, një program njëmujor që mbledh rreth 70 regjisorë nga e mbarë bota. Po atë vit, me pjesëmarrjen e shfaqjes “Peer Gynti nga Kosova” në Schöne Aussicht Festival në Stuttgart, puna e tij filloi të jetë prezente në festivale të rëndësishme teatrore evropiane.

Agon Myftari vazhdon të punojë si regjisor në bashkëpunim me teatro publike dhe të pavarura, si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 231)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com