DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Goli i Muriqit, tre të anuluar me VAR dhe përmbysja në harkun kohor të një minute!

31 Gusht 2025
A A
Goli i Muriqit, tre të anuluar me VAR dhe përmbysja në harkun kohor të një minute!
Share on Facebook

Reali i Madridit regjistroi fitoren e tretë radhazi në La Liga, teksa mposhti me përmbysje 2 me 1 Majorkën e Marash Kumbullës dhe Vedat Muriqit, në një duel që rezultoi tepër emocionues.

Mbape gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 7-të, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Ndërkohë që në minutën e 18-të, skenën e “Bernabeut” e rrëmbeu Vedat Muriqi, i cili do të kalonte në epërsi miqtë, me një goditje të saktë me kokë.

Por goli i shqiptarit të Kosovës, nuk mjaftoi që Majorka të bënte surprizën mbrëmjen e djeshme, teksa në harkun kohor të 1 minute, më konkretisht në minutat 37 dhe 38, madrilenët shënuan 2 herë me Gyler dhe Vinicius Zhunior, duke përmbysur shifrat.

Në fundin e pjesës së parë, Reali shënoi një tjetër gol me Mbape, i cili sërish u anulua për pozicion jashtë loje.

Edhe në minutën e 55-të të sfidës, pati një tjetër gol të anuluar për skuadrën e Ksabi Alonsos, teksa kësaj here ishte Gyler që shënoi pas prekjes së topit me dorë.

Për sa i përket Marash Kumbullës, ai u aktivizua titullar, duke qëndruar në fushë gjatë gjithë duelit, njësoj si Muriqi. Të dy futbollistët shqiptarë bënë një paraqitje pozitive.

FT: REAL MADRID – MAJORKA 2-1

Gyler 37′, Vinicius Zhunior 38′ / Muriqi 18′

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 227)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com