DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

SBASHK: Gjithçka gati për vitin e ri shkollor, shqetësim mbetet vetëm furnizimi me libra

1 Shtator 2025
A A
SBASHK: Gjithçka gati për vitin e ri shkollor, shqetësim mbetet vetëm furnizimi me libra
Share on Facebook

Ymer Ymeri, nënkryetari i SBASHK-ut, ka thënë se gjithçka është gati për fillimin e vitit të ri shkollor 2025/2026.

Ai ka pohuar se mësimdhënësit janë të gjithë të gatshëm për të pritur nxënësit e tyre në bankat shkollore.

I njëjti shtoi se probleme mund të ketë në disa shkolla të vendit, të cilat janë në rinovim e sipër.

“Sa i përket kuadrit arsimor, personeli arsimor është i gatshëm dhe ka filluar punën për përgatitjen e vitit shkollor që nga data 18 gusht. Gjatë këtyre dy javëve, sa kanë qenë nëpër shkolla, kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor.”

“Ndërsa sa i përket aspekteve të tjera teknike, përgatitjeve të shkollave dhe të tjera, mund të themi se pjesa më e madhe e objekteve të shkollave janë të përfunduara. Disa shkolla janë në procedura renovimi dhe ato, sipas gjitha gjasave, nuk do të mund të fillojnë me kohë. Këto do të duhej të nisin punimet më herët; disa punime fillojnë nga ministria e disa nga komunat,” ka thënë Ymeri në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova.

Ymeri shtoi se telashe, sipas SBASHK-ut, do të ketë me furnizimin me libra shkollorë për nxënësit. Ai është kritik për metodën që Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është duke praktikuar, duke i bërë prindërit të blejnë vetë librat dhe më pas duke bërë subvencionimin e tyre.

“Mendojmë se telashe do të ketë për librat shkollorë. Edhe këtë vit ministria ka zgjedhur një formë të gabuar për furnizimin me libra. Mendojmë dhe qëndrojmë se librat do të duhej të bliheshin nga ministria dhe të shpërndaheshin nëpër shkolla, që ditën e hënë të gjithë nxënësit të pajisen me libra. Vitin e kaluar deri në fund të shtatorit ka zgjatur procesi derisa nxënësit u pajisën me libra; presim që edhe këtë vit të jetë i njëjti problem,” tha Ymeri.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 227)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com