DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Klinaku dhe Selmani mohojnë akuzat për kanosje ndaj Kurtit

3 Shtator 2025
A A
Klinaku dhe Selmani mohojnë akuzat për kanosje ndaj Kurtit
Share on Facebook

Prokurori i rastitit Bekim Kodrali, para tw akuzuarve lexoj aktakuzwn, ku sipas aktakuzws Klinaku më 29 gusht 2023, në Prishtinë, me dashje dhe me qëllim që ta frikësojë dhe detyrojë tani të dëmtuarin, Albin Kurti, në cilësinë e tij si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, që të ndërmarrë ose mos ndërmarrë veprime të caktuara në kuadër të ushtrimit të detyrës së tij zyrtare, e kishte kanosur publikisht përmes rrjetit social Facebook, duke postuar shkrime kërcënuese.

Me këto veprime, Klinaku akuzohet se publikisht dhe seriozisht e ka kanosur me vrasje të dëmtuarin Albin Kurti, për shkak të punës së tij zyrtare, si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Andaj, me këto veprime, Klinkau ngarkohet se ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 të Kodit Penal.

I thashë: As se kam votu, as ndryshim për të mirë kurrsesi që nuk kam pritur nga ai, e sa i përket daljes jashtë, më parë e vras Albin Kurtin se sa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova. Kosovën nuk duhet e as që guxojnë ta lëshojnë ata që kanë luftuar për të”, tha prokurori.

Ndërkaq, në pikën dy të aktakuzës, Nuredin Selmani akuzohet se më 30 gusht 2023, në Drenas, me dashje dhe me qëllim që ta frikësojë dhe detyrojë tani të dëmtuarin, Albin Kurti, në cilësinë e tij si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, që të ndërmarrë ose mos ndërmarrë veprime të caktuara në kuadër të ushtrimit të detyrës zyrtare, e ka kanosur publikisht në rrjetin social Facebook, duke iu referuar postimit kërcënues të bërë nga i pandehuri Faton Klinaku.

Selmani ngarkohet se kishte postuar një fotografi në të cilën ishte montuar fotoja e të dëmtuarit Kurti, krahas asaj të Klinakut, duke e shoqëruar me një shkrim kërcënues të adresuar ndaj të dëmtuarit.

“E mbështes Faton Klinakun”, “Veç ni telefon ma ban Faton, aty mki për çka të ka nevojë, mezi s’po pres me ja nisë”, citohet në aktakuzë postimi i Selmanit.

Në seancën gjyqësore, Klinaku deklaroi se “për postimin tim konsideroj që nuk ka vepër penale, prandaj nuk e pranoj”.

Edhe Selmani tha se nuk e pranon fajësinë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 225)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com