DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Hasani për votën e PDK-së pro Bashës: Ra në kurth, gabimi më i rëndë politik

4 Shtator 2025
A A
Hasani për votën e PDK-së pro Bashës: Ra në kurth, gabimi më i rëndë politik
Share on Facebook

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka thënë se partia e tij ka bërë gabim të rëndë politik me votën pro zgjedhjes së Dimal Bashës si kryetar kuvendi.

Sipas Hasanit, PDK-ja ra në kurthin e vet pas fjalëve të dhëna se do ta votojnë secilin kandidat që s’ka qenë pjesë e qeverisë.

“Kur erdh momenti që e qitën Dimalin, një deputet që ishte po ashtu paragjykues, përçarës gjatë gjithë mandatit të kaluar si deputet”.

“Në momentin që ka dalë Arbërie Nagavci dhe ia lexoi biografinë, të gjithë filluan të qeshnin në sallë nga ironia, nga mospërfillja, nga një veprim që ishte i papërshtatshëm si kandidat vetëm ‘hajt ta qesim’. Edhe vet VV-ja nisi të qeshte”.PDK-ja ra në këtë kurth duke thënë se ‘do ta votojmë secilin që del’. E ka bërë gabim më të madh të mundshëm. Gabimi më i madh dhe më i rëndë politik është ky”, tha Hasani në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Tutje, ai foli edhe për mos-votimin e ish-kandidates së VV-së për kryetare të kuvendit, Albulena Haxhiun, të cilën e quajti si grindavece.

“VV-ja nguli këmbë me Albulenën që është meritore nga familja, gjyshi i tij ka qenë ideolog i lëvizjeve kombëtare dhe derisa ajo ishte jobashkëpunuese për shkak të pozicionit që je aty me gjithë kuvendin, nuk e meritonte”.

“Derisa ajo nuk e mori votën time, unë ia kam thënë në sy se ‘nuk mund të të votojë pasi je përçarëse, grindavece’. Derisa ajo nuk e mori, të tjerët nukishin në rend”, tha ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 225)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com