DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Shala rikthen në kujtesë kërcënimet nga anëtarë të VV-së ndaj ish-krerëve të UÇK-së

4 Shtator 2025
A A
Shala rikthen në kujtesë kërcënimet nga anëtarë të VV-së ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Share on Facebook

Të mërkurën u mbajt seanca gjyqësore ndaj Faton Klinakut, i cili akuzohet se ka kanosur kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Por sipas historianit, Azdren Shala nuk është vetëm Kurti dhe VV-ja që janë kanosur, pasi ai në emisionin “Ora Shtatë” paraqiti dy statuse të anëtarëve e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, kur hapur kishin bërë thirrje për vrasje ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Në statusin e Alban Krasniqit, anëtar i VV-së në KQZ – bashkëshorti i nënkryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiut, më 27 shkurt të vitit 2016 shkruante: “Kadri Veseli duke keqpërdorë ditët e fundit të Bacës Adem i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore. Kadri, ti kurrë nuk do të mund të fshehësh kriminalitetin tënd përmes abuzimit me figurën e Adem Demaçit. Kadri të vjen radha edhe ty.. shumë shpejtë, ska milici që të mbron nga populli i revoltuar. E pastë dorën e marë ai që të marrtë në shenjë”.

Sipas Shalës, ky postim pati kaluar si kurrgjë hiç, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa në postimin e ish-aktivistit të VV-së, Rron Gjinovci në vitin 2014 thuhej: “Me e vra sot Hashim Thaçin, nuk është krim, është akt çlirimi!”.

Edhe për këtë rast, Shala thotë se nuk pati hetime nga Prokuroria.

“Pse këtu nuk ka pasur asnjë rast konkret nga Prokuroria? Sepse i kërcënuari ka qenë subjekt nga UÇK-ja, Hashim Thaçi e Kadri Veseli kanë qenë udhëheqës të UÇK-së”, tha ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 577)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 239)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (159)
  • Shpallje (1)
  • Sport (339)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com