DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Krasniqi i mbledh shefat e shtabeve: PDK-ja ka dëshmuar se kudo që qeveris sjell rezultate

6 Shtator 2025
A A
Krasniqi i mbledh shefat e shtabeve: PDK-ja ka dëshmuar se kudo që qeveris sjell rezultate
Share on Facebook

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim shefat e shtabeve zgjedhore të të gjitha degëve të PDK-së në Kosovë, me fokus përgatitjet për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.

Në njoftimin e lëshuar nga PDK-ja thuhet se në këtë takim u theksua rëndësia e mobilizimit të plotë të strukturave të partisë në çdo komunë, si dhe gatishmëria për të garantuar një fushatë dinjitoze dhe fituese.

Krasniqi vuri në pah sukseset e PDK-së në qeverisjen lokale, dhe sipas tij qytetarët në komuna të ndryshme e kanë përjetuar qartë modelin e qeverisjes së tyre.

“PDK ka dëshmuar se kudo që qeveris, sjell ndryshim të prekshëm dhe rezultate konkrete për qytetarët. Më 12 tetor, ne do të mbrojmë fitoret tona dhe do të zgjerojmë fitoren edhe në komuna të tjera, duke e bërë modelin tonë të qeverisjes një standard në mbarë Kosovën”, u shpreh Krasniqi.

Takimi u mbyll me zotimin e të gjithë drejtuesve të shtabeve se PDK do të hyjë e bashkuar dhe e vendosur në këto zgjedhje, me synimin për t’ua sjellë qytetarëve kudo në Kosovë qeverisjen “MaMirë”, thuhet në njoftim.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 209)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com