DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Brenda gjashtë muajve 18 zyrtarë policorë të arrestuar e 48 të suspenduar

8 Shtator 2025
A A
Brenda gjashtë muajve 18 zyrtarë policorë të arrestuar e 48 të suspenduar
Share on Facebook

48 zyrtarë policorë janë suspenduar brenda 6 muajve të këtij viti. Sipas statistikave të ofruara nga Inspektorati Policor i Kosovës, brenda kësaj periudhe janë arrestuar 18 zyrtarë policorë për vepra të ndryshme penale e një zyrtar policor është transferuar.

Megjithatë, ky institucion nuk ka ofruar të dhëna se sa prej të suspenduarve gjatë kësaj kohe janë kthyer sërish në vendet e tyre të punës. Përgjigje nuk kanë ofruar as në Policinë e Kosovës.

Ditë më parë në vendin e punës, u kthyen edhe dy zyrtarët policor të suspenduar me rekomandim të IPK-së, pasi dyshohej se nuk kishin zbatuar urdhrin për arrestimin e të dyshuarit kryesor në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika.

Avokati i togerit Jaser Jaha, thotë se pas hetimeve të IPK-së, i njëjti ka rezultuar i pafajshëm derisa thotë se janë në përgatitje të një padie për dëmtim imazhi.

“Ne e kemi konsideru qysh në fillim një veprim politik ndoshta se sa që ka pasur me kompetenca të togerit sepse togeri i shpërndan punët në mëngjes siç edhe ka deklaruar në IPK, edhe çështja e kapjes apo jo të dyshuarit nuk është kompetencë e togerit, sa i përket linçimit publik, janë evidente sepse ka pasur komente të natyrave të ndryshme lidhur me togerin dhe familjen e tij”, ka deklaruar Ngadhnjim Rudi – Avokat i Jaser Jahes.

Zyrtari policor Muhamet Lika u vra më 1 prill të këtij viti në shkallët e ndërtesës ku jetonte, derisa po kthehej në banesën e tij nga puna dhe për vrasjen e tij janë arrestuar 7 persona, 6 prej të cilëve janë nën masën e paraburgimit e ishin të njohur për organet e drejtësisë, meqë kishin të kaluar kriminale, raporton RTVDukagjini.

Në anën tjetër ish kryeshefi i IPK-së, Valdet Hoxha thotë se pavarësisht që suspendimi i zyrtarëve policor është në interes të zbardhjes së të vërtetës, kjo ndikon në ulje të imazhin edhe për vetë institucionin e policisë.

“Fatkeqësisht është e vërtetë që me suspendimin e policëve krijohet një përceptim dhe një dëmtim imazhi personal për zyrtarët policor por edhe për organizatën në tërësi por këto hapa proceduralë janë të pashmangshëm në qoftë se dëshirojmë të kemi një hetim të papenguar, transparent dhe në plotni me provat personale dhe materiale që janë pjesë e lëndës”, ka deklauar Valdet Hoxha – Ish-kryeshef i IPK-së.

Ndërkohë, gjatë javës që shkoi u arrestua edhe një zyrtar policor në Vushtrri, i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare e armëmbajtje pa leje.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 567)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (22 989)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (157)
  • Shpallje (1)
  • Sport (336)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com