DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Burim Krasniqi: Rahovecit i duhet një udhëheqje me vizion dhe ndjeshmëri për qytetarin

10 Shtator 2025
A A
Burim Krasniqi: Rahovecit i duhet një udhëheqje me vizion dhe ndjeshmëri për qytetarin
Share on Facebook

Në emisionin Info D të DTV Media, i ftuar ishte kandidati për kryetar të Komunës së Rahovecit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Burim Krasniqi.

Gjatë intervistës, Krasniqi theksoi se Rahovecit i nevojitet një udhëheqje më e përkushtuar dhe profesionale, e cila do të adresojë realisht nevojat e qytetarëve.

Ai foli për 12 pika kryesore që përbëjnë bazën e programit të tij qeverisës, duke vendosur theks të veçantë tek shëndetësia, si një ndër fushat që kërkon ndërhyrje urgjente dhe reformim të thellë në komunë.

Një nga temat kryesore të diskutimit ishte edhe sheshi i qytetit të Rahovecit. Krasniqi u shpreh se:

“Sheshi ka nevojë për ridezajnim, jo domosdoshmërisht tërësor, por në disa pjesë të caktuara. Aktualisht ka shumë beton, është vizualisht i rëndë dhe jo i përshtatshëm për qytetarët. Sipas kontratës, aty është paraparë të ketë mbi 200 drunj dekorativ, me lartësi mbi 2 metra dhe trashësi trungu mbi 18 centimetra, por në realitet sheshi është kryesisht i betonuar. Ne duam ta bëjmë më të gjelbër, më të pranueshëm për qytetarët – për fëmijët dhe të moshuarit që kalojnë kohën aty. Duhet të kenë edhe pak hije, jo vetëm beton.”

Intervista e plotë:

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 567)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (22 989)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (157)
  • Shpallje (1)
  • Sport (336)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com