Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, në emisionin politikë n’pikë në Dtv Media ka treguar për arritjet e tij gjatë dy mandateve të fundit, duke përmendur ndihmën për familjet në nevojë përmes ndërtimit të shtëpive.
Muharremaj theksoi se, në bashkëpunim me Shoqatën e Jetimëve të Ballkanit, janë ndërtuar më shumë se 170 shtëpi për familjet skamnore në Suharekë.
Ai shpjegoi se komuna vazhdon të ndihmojë ata që kanë nevojë për strehim, duke siguruar që çdo individ që ka një truall të tijin mund të përfitojë nga programet e ndihmës për ndërtimin e një shtëpie. “Deri tani kemi ndërtuar 170 shtëpi për ata që janë më në nevojë. ” tha Muharremaj.
Në lidhje me zgjedhjet lokale të vitit 2025, kryetari i Suharekës shprehu besimin se komuniteti do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e tij për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimin e mëtejshëm të komunës.
