DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Bali Muharremaj: Suhareka ka krijuar kushte më të mira për qytetarët, veçanërisht në fshatra

12 Shtator 2025
A A
Bali Muharremaj: Suhareka u përball me sfida të mëdha gjatë mandatit të fundit
Share on Facebook

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka diskutuar për sfidat dhe përpjekjet e komunës për të përmirësuar jetesën e qytetarëve, si dhe për sukseset që ka arritur në ofrimin e shërbimeve më të mira për banorët, veçanërisht ata që jetojnë në fshatra.

Muharremaj theksoi se një nga prioritetet kryesore ka qenë përmirësimi i kushteve për qytetarët në fshatra. “Kemi bërë shumë për të krijuar kushte më të mira për qytetarët tanë, sidomos në fshatra. Në Suharekë kemi 9 qerdhe shtetërore, pa llogaritur ato private, dhe kjo është një përpjekje për të ofruar mundësi më të mira për prindërit dhe fëmijët,” tha ai.

Ai theksoi se qerdhet shtetërore në Suharekë kanë një tarifë shumë më të ulët krahasuar me qytetet tjera, si Prishtina. “Në Suharekë, qerdhet shtetërore paguajnë vetëm 30 euro, ndërsa në Prishtinë kjo shifër është 250 euro. Kjo është për shkak se ne e kemi prioritet t’u krijojmë kushte më të mira qytetarëve, dhe kjo është një ndihmë e madhe për ata që kanë nevojë,” shtoi Muharremaj.

Përsa i përket sektorit të shëndetësisë, ai theksoi se Suhareka ka bërë investime të rëndësishme në shërbime shëndetësore për fshatarët, duke i mundësuar atyre të kryejnë shërbimet e nevojshme pa pasur nevojë të udhëtojnë deri në qytet. “Në disa fshatra kemi mundësuar që qytetarët të kryejnë shërbimet shëndetësore direkt atje, pa e humbur kohën për të ardhur deri në qytet. Po ashtu, kemi mjekë që punojnë me dy ndërrime dhe laboratorë biokimie, duke bërë që shumë shërbime të jenë më të aksesueshme,” përfundoi ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 567)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (22 989)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (157)
  • Shpallje (1)
  • Sport (336)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com