DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

89-vjetori i Kadaresë, vepra e kolosit të letrave mbetet e pavdekshme, Helena: Gjuhën shqipe e kishte të shenjtë

28 Janar 2025
A A
89-vjetori i Kadaresë, vepra e kolosit të letrave mbetet e pavdekshme, Helena: Gjuhën shqipe e kishte të shenjtë
Share on FacebookShare on Twitter

89 vite më parë u lind në qytetin e gurtë të Gjirokastrës gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare.

Këtë 28 janar, ai nuk mund të festonte mes nesh. Mungoi prania fizike, por vepra e tij ndihet më gjallë se kurrë. Këtë e tregojnë dashamirësit e letërsisë, që vazhdojnë të përpijnë nga raftet e librarive krijimet e Kadaresë. Botuesit pohojnë se shifrat e librave të shitura pas ndarjes nga jeta, konfirmojnë se vepra e tij është e pavdekshme.

Kadare frymon mes rreshtave që nxori nga pena e tij dhe jeton në mendjet e lexuesve ndër breza. Proza e tij e mprehtë e depërtuese pasqyronte kompleksitetin e historisë dhe folklorit të Shqipërisë. Gjuhën shqipe e konsideronte të shenjtë, sikurse rrëfen bashkëshortja e tij, shkrimtarja Helena Kadare.

“Ai ka bërë një punë shumë të madhe me pastrimin e gjuhës. Ai qëmtonte një nga një të gjitha fjalët që kishin mundësi të ktheheshin në shqip. Në gjuhën shqipe kishte shumë huazime turke. E merrte një fjalë nga libra të ndryshëm, nga Fishta për shembull dhe shihte si mund të quhej në shqip”, thotë Helena Kadare.

Çdo mendim e hidhte në letër dhe Helena Kadare kujton se i kujdesshëm ishte për çdo dorëshkrim, që sot është pasuri jo vetëm kulturore, por edhe historike.

“Në 70 vite krijimtari, ai ka shkruar vetëm me dorë. Ne kishim dorëshkrimet e arkivave të tij kur ikëm për herë të parë në Francë në ’90 dhe që erdhi sigurimi i sekuestroi. Kur u kthyem, na i dha Arkivi. I morëm me vete, ai donte të ruante çdo gjë”, shprehet Helena Kadare.

I përkthyer në mbi 45 gjuhë, Kadare ka qenë disa herë kandidat për çmimin “Nobel” në letërsi, ndërsa është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit”, si edhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 451)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 191)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (135)
  • Shpallje (1)
  • Sport (249)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com