DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rama në hapjen e fushatës: Transformimi kolosal i Prishtinës ka ngritur themelet, tash po i vendos shtyllat

14 Shtator 2025
A A
Rama në hapjen e fushatës: Transformimi kolosal i Prishtinës ka ngritur themelet, tash po i vendos shtyllat
Share on Facebook

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në fjalimin e tij në hapjen e fushatës së LDK-së, ka thënë se kryeqyteti është transformuar, raporton Ekonomia Online.

Rama ka theksuar se transformimi kolosal i Prishtinës ka ngritu themelet, e tash po vendosen shtyllat.

“E ku ka ndjenjë ma madhështore sesa me qenë këtu, midis jush, që më dhatë besimin, e më mbushët me energjinë pozitive me i hy transformimit kolosal të kryeqytetit tonë, ku bashkëqytetarë janë njerëzit e krejt Kosovës. Ky transformim kolosal tashmë ka ngritë themelet e po i vendos shtyllat, e të gjithë po e ndjejmë kudo, me jetësimin e projekteve të premtuara, që do t’i vazhdojmë deri në realizmin e plotë”, ka thënë kryetari.

Rama ka treguar për projektet infrastrukturore të realizuara, hapësira të gjelbëruara, investime në qendra shëndetësore, e modernizim të trafikut urban.

“Para katër vjetësh, ishte LDK-ja ajo që ma vlerësoi përvojën profesionale të akumuluar nëpër botë, dhe më ftoi me i pru një vizion avangardist qytetit tim. Sot, qindra rrugë janë të rregulluara, në qytet, në paralagje, e në fshatra. Janë shtu dhe po mirëmbahen dhjetëra hapësira të gjelbruara, shkolla, çerdhe e qendra shëndetësore. Të tjera jemi duke ndërtu. Lagjet po lidhen përmes rrugëve dhe transportit publik. Qytetin e kemi futë në konceptin e pashmangshëm që të zhvillohet në harmoni me ajrin, ujin, e tokën”, ka deklaruar Rama.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 164)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (312)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com