DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Çmimet e konsumit në rritje: Inflacioni vjetor arrin në 4,5% në gusht

14 Shtator 2025
A A
Autoriteti i Konkurrencës vihet në veprim pas paralajmërimeve për shtrenjtim të produkteve bazë
Share on Facebook

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se inflacioni vjetor në vend ka arritur në 4,5% në gusht 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Ndërsa krahasuar me muajin korrik 2025, inflacioni mujor ishte 0,5%.

Sipas ASK-së, rritja e çmimeve është nxitur kryesisht nga shtrenjtimet në disa kategori kyçe të konsumit. Çmimet më të larta janë regjistruar te:

Inflacioni
Gusht 2025 – Gusht 2024

Vjetor
Kategoria Rritja (%)
Energjia elektrike +17,1%
Pushimet e organizuara +17,1%
Kafja, çaji dhe kakaoja +16,7%
Pemet +16,6%
Mishi +12,4%
Pajisjeve të transportit +10,7%
Perimet +9,7%
Qumështi, djathi dhe vezët +8,2%
Shërbimet hoteliere +8,2%
Në total, këto rritje kanë ndikuar me 4,9 pikë përqindje në indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit.

Ndryshimet mujore: Gusht 2025 krahasuar me Korrik 2025

Në krahasim me muajin korrik 2025, inflacioni mujor ishte 0,5%, i nxitur kryesisht nga:

Inflacioni
Gusht 2025 – Korrik 2025

Mujor
Kategoria Rritja (%)
Biletat e fluturimeve +15,4%
Qumështi, djathi dhe vezët +2,4%
Perimet +1,2%
Karburantet për transport +0,8%

Kosova po i rikthehet trajektores eksponenciale të inflacionit – e shtyrë, sipas njohësve të ekonomisë, në masë të madhe nga zhvillimet e brendshme, në dritën e shtrenjtimit të fundit të tarifave të energjisë elektrike.

Në korrik 2025, inflacioni vjetor në Kosovë, i matur përmes Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit, ishte 4.3 për qind. Kjo përbën një ritëm dukshëm më të lartë se mesatarja e Bashkimit Evropian, e cila shënoi 2.4 për qind, një hendek prej 1.9 pikë përqindjeje.

Madje, në të njëjtin muaj, edhe zona e euros qëndroi në 2.0 për qind, duke dëshmuar stabilitet relativ krahasuar me Kosovën.

Në Kosovë, pjesën më të madhe të inflacionit e kanë gjeneruar ushqimet dhe pijet joalkoolike.

Në vitin 2022, vendi u përball me një valë të paprecedentë, ku mesatarja vjetore arriti 11.6 për qind, ndërsa vetëm në korrik norma u ngjit në 16 për qind.

Këtë herë, sipas të dhënave, rritja po ushqehet nga ushqimet e importuara (sidomos kafe/kakao) dhe rryma, ndërsa transporti po e zbut pjesërisht.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 164)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (312)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com