Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Prishtinë, ku disa vajza të reja janë përfshirë në një rrahje të ashpër në mes të qytetit.
Në videon e siguruar nga DTV Media, shihen ato duke u goditur mes vete, ndërsa përleshja ka shkaktuar skena kaotike dhe të papëlqyera për qytetarët.
Pamjet kanë ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale, duke u cilësuar si tronditëse dhe shqetësuese, pasi vajzat e reja shfaqen në role të dhunshme që zakonisht lidhen me bandat e rrugës.
