DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rubin: Përvoja ime 25-vjeçare më ka mësuar që këto farë akuzash të llojllojshme janë kampanjë ruso–serbe

15 Shtator 2025
A A
Rubin: Përvoja ime 25-vjeçare më ka mësuar që këto farë akuzash të llojllojshme janë kampanjë ruso–serbe
Share on Facebook

James Rubin, ish-ndihmëssekretari i Shtetit i ShBA-së, gjatë dëshmisë së tij u pyet nga avokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra, për fushatat dezinformuese të Sllobodan Millosheviqit dhe lidhjen e tyre me modelin rus.

Avokatja Alagendra: “Millosheviqi a e adoptoi librin e lojës së Rusisë për dezinformim?”

Rubin: “Për dy vite e gjysmë (gjatë administratës Biden), pata qasje në lloj-lloj inteligjence për metodat e dezinformimit rus. E kombinuar kjo me përvojën gjatë të nëntëdhjetave, dymijëtave e gjer më 2010, arrita në konkluzion se krejt akuzat për këso kriminalitete, për vrasje dhe gjithëfarë akuzash, janë gjerësisht kampanja të gjera ruse, të ndjekura dhe sponsorizuara nga organizata ruso-serbe. Ky ishte gjykimi që arrita në këto 25 vite, se si prodhohet e ekzagjerohet kjo”.

Ndërsa gjatë pyetjeve nga avokati Misetiq, Rubin sqaroi edhe raportimin e mediave se Madeleine Albright i kishte thënë Hashim Thaçit se kishte përgjegjësi penale për krime pas hyrjes së KFOR-it.

Avokati Misetiq: “A mbani mend ndonjëherë që Sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright, gjatë këtij udhëtimi në Kosovë, i sugjeroi Hashim Thaçit që ai ishte penalisht përgjegjës për krimet që po kryheshin në Kosovë pas hyrjes së trupave të KFOR-it?”

Rubin: “Absolutisht jo.”

Avokati Misetiq: “A i ka thënë ajo, sipas mbamendjes suaj më të mirë, që ishte punë e tij të hetonte dhe përndiqte krimet që po kryheshin?”

Rubin: “Nuk mbaj mend gjë të tillë, por do të thoja që kjo ishte një gjë që donte ta komunikonte: tolerancën që ajo do të donte që Thaçi ta ndiqte, por jo në hollësinë ligjore me të cilën ju pyetët”.

Rubin shpjegoi më tej qëndrimin e Albright:

Rubin: “E kam fjalën që ajo ishte dikush që përnjëmend e kuptonte rëndësinë e hetimit të krimeve të luftës, asisoji që faji individual të përcaktohej, ndërsa faji kolektiv të zhbëhej. Kjo ishte poenta e Tribunalit Ndërkombëtar, në çka ajo zinte besë. Luftat vazhdojnë kur faji kolektiv lejohet të vazhdojë – që njerëzit në përgjithësi paskan bërë diçka, që krime të përgjithshme qenkan kryer – në vend të individëve që në fakt kryen krimet. Dhe duke përdorur procedura reale ligjore për të përshkruar fajin individual, ju shmangni ciklin e hakmarrjeve që do të lejonin këto konflikte të vazhdonin. Dhe kur faji kolektiv lejohet të përgjithësohet përmes deklaratave, politikave ose procedurave ligjore, atëherë cikli i dhunës vazhdon. Dhe ajo e komunikoi këtë”.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 567)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (22 989)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (157)
  • Shpallje (1)
  • Sport (336)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com