DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Sulmi ndaj gazetarëve në Leposaviq, sot seanca fillestare ndaj Simiqit

18 Shtator 2025
A A
Sulmi ndaj gazetarëve në Leposaviq, sot seanca fillestare ndaj Simiqit
Share on Facebook

Sot mbahet shqyrtimi fillestar ndaj nënkryetarit të Listës Serbe, Slavko Simiq i cili akuzohet se nxiti protestuesit që t’i sulmojë gazetarët shqiptarë gjatë tensioneve në Leposaviq që ndodhën më 16 qershor të 2023-ës, raporton Ekonomia Online.

Seanca do të mbahet në Gjykatën Themelore në Mitrovicë me të filluar në ora 09:00.

Sjellim në vëmendje se sulmi ka ndodhur gjatë kundërshtimit të vizitës së ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqit, në objektin e Komunës.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, më 16 qershor 2023, gjatë protestës kundër vizitës së ministrit Krasniqi, Simiq i ka dhënë urdhër turmës që t’i sulmojë mediat dhe më pas ekipet e mediave janë sulmuar me shok-bomba, grushte, shqelma e mjete të forta.

Ai akuzohet për veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”.

Krahas tij, i akuzuar është edhe Urosh Vukashinoviqi, të cilin Prokuroria e ngarkon edhe me akuzën për sulm.

Sipas statistikave të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, janë mbi 30 raste të sulmeve ndaj gazetarëve që kanë ndodhur për tri javë gjatë protestave të serbëve në 2023-tën.

Për to vetëm një person është dënuar. Në shkurt të 2025-tës, Gjykata Themelore në Mitrovicë e dënoi me 12 mijë euro gjobë Dalibor Spasiqin, i cili e pranoi fajësinë për sulm ndaj gazetarit Burim Zariqi.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 135)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (312)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com