DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Tahiri e rreptë ndaj VV-së: Po e mbajnë qeverinë në mënyrë të paligjshme

19 Shtator 2025
A A
Tahiri e rreptë ndaj VV-së: Po e mbajnë qeverinë në mënyrë të paligjshme
Share on Facebook

Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë–Serbi, Edita Tahiri, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike dhe tensionimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas pezullimit të dialogut strategjik nga Uashingtoni.

Tahiri ka bërë thirrje për krijimin e një qeverie të re të unitetit kombëtar, duke përjashtuar kryeministrin aktual Albin Kurti nga çdo rol ekzekutiv në të ardhmen e afërt.

Sipas saj, pezullimi i dialogut nga SHBA është një sinjal shumë i rëndë për shtetin e Kosovës.

“Nëse aleati kryesor e ndërpret dialogun strategjik, e thotë qartë se nuk e ka obligim më as ta njohë nevojën për vazhdimin e bashkëpunimit kjo është ndalje e rrugës,” deklaroi Tahiri.

Ajo theksoi se Kosova nuk është e ndërtuar mbi baza të dobëta, por mbi sakrificën e brezave dhe heronjve të luftës.

“Ky shtet nuk ka themele të dobëta, por themele të forta sepse i ka themelet te heronjtë që ranë për liri. Por bota këtë nuk po e sheh më për shkak të krizës aktuale politike,” shtoi ajo në tëvë1.

Edita Tahiri u bëri thirrje partive politike që të veprojnë urgjentisht dhe të gjejnë një zgjidhje për të dalë nga kriza.

“Prandaj është urgjente që të gjendet rrugëdalja. Të bëhet një qeveri e koalicionit nga të gjitha anët nga opozita dhe edhe ata që nuk janë zyrtarisht në pushtet, por që aktualisht po e mbajnë qeverinë në mënyrë të paligjshme. Të ulen bashkë, të bisedojnë dhe të gjejnë gjuhën e përbashkët për hir të Kosovës dhe popullit, edhe për hir të aleancës me Amerikën,” theksoi Tahiri.

Duke komentuar më tej situatën, ajo shprehu bindjen se zgjidhja nuk do të vonojë dhe se do të vijë përmes krijimit të një formati të ri qeverisës.

“Pas këtij pezullimi të dialogut strategjik nga Amerika, pres dhe jam e bindur që shumë shpejt do të ketë rrugëdalje. Me fjalë të tjera, do të ketë një formulë një qeveri koalicioni, por pa Albin Kurtin si kryeministër,” përfundoi ajo.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 135)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (312)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com