DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Burim Krasniqi në Dobidol: Premton investime në infrastrukturë, arsim dhe hapësira për të rinjtë

21 Shtator 2025
A A
Burim Krasniqi në Dobidol: Premton investime në infrastrukturë, arsim dhe hapësira për të rinjtë
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati i LDK-së për kryetar të Rahovecit, Burim Krasniqi, ka vizituar fshatin Dobidol, ku është pritur nga banorët e këtij vendbanimi të njohur për punën dhe ndershmërinë e tyre.

Në takim me qytetarët, Krasniqi ka prezantuar programin e tij për zhvillimin e Dobidolit, duke u zotuar për realizimin e disa projekteve konkrete që synojnë përmirësimin e infrastrukturës, arsimit dhe kushteve për të rinjtë.

Projektet e paralajmëruara përfshijnë:

  • Rregullimin e trotuareve përgjatë rrugës kryesore deri në fund të fshatit

  • Rregullimin e kanalit në qendër të fshatit (përballë shkollës) deri në fund të hekurudhës

  • Hapjen e kanalit për kullimin e ujërave atmosferike nga fundi i hekurudhës deri te lumi

  • Ndërtimin e një objekti multifunksional për të rinjtë dhe nevojat e fshatit

  • Renovimin e shkollës, përfshirë kabinetin e kompjuterëve, tualetet për nxënësit dhe klasat parashkollore

  • Rregullimin me kubëzim të të gjitha rrugëve të fshatit

“Këto janë kërkesa të domosdoshme të banorëve, që prej vitesh presin zgjidhje. Programi ynë garanton realizimin e tyre për një Dobidol më të zhvilluar dhe me kushte më të mira jetese,” tha Krasniqi.

Ai falënderoi banorët për përkrahjen dhe mikpritjen, duke theksuar se vizioni i tij është një Rahovec që ecën përtej së zakonshmes.

KATEGORITË

  • Botë (1 140)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 552)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (136)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (873)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com