Kandidati për kryetar të Suharekës, Bali Muharremaj, ka mbajtur një tubim elektoral në fshatin Duhël, ku është pritur me mikpritje, entuziazëm dhe besim nga qytetarët.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, Muharremaj u shpreh se ky takim nuk ishte vetëm një tubim i zakonshëm, por një “betim i përbashkët për fitore”.
“Zëri i qytetarëve po bëhet jehonë e besimit, ku së bashku do ta ndërtojmë të ardhmen që e meritojmë. Mikpritja, energjia dhe besimi juaj janë forca jonë,” tha Muharremaj.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e ardhshme të votojnë listën 174 dhe numrin 8, kandidatin për Asamble, Lirim Qatani, si pjesë e ekipit të tij për një Suharekë më të zhvilluar.
