Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka theksuar se programi i tij për komunën është hartuar në bashkëpunim me qytetarët dhe tani do të realizohet së bashku me ta.
“Programi shkruhet në terren, në përditshmërinë e qytetarëve,” tha Muharremaj, duke nënvizuar angazhimin për ta bërë realitet atë që është planifikuar.