DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Përurohet Poliklinika Specialistike në Podujevë, kap vlerën e mbi 2 milionë eurove

23 Shtator 2025
A A
Përurohet Poliklinika Specialistike në Podujevë, kap vlerën e mbi 2 milionë eurove
Share on Facebook

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në përurimin e Poliklinikës Specialistike në Podujevë. Kurti tha se Poliklinika do të ofrojë 15 shërbime të reja, përfshirë edhe repartin e hemodializës, i cili ka filluar punën para një muaji, raporton Ekonomia Online.

Sipas Kurtit investimi kap vlerën e rreth 2 milionë e 430 mijë eurove.

“Ky institucion shëndetësor është i gatshëm që të ofrojë shërbime të specializuara për qytetarët duke shmangur nevojën për udhëtime në Prishtinë për çdo vizitë specialistike. Në këtë poliklinikë do të ofrohen 15 shërbime specialistike. Reparti i hemodializës siç e dimë të gjithë ka filluar para një muaji. Vlera e përgjithshme e investimit arrin afër 2 milionë e 430 mijë euro dhe do të vazhdojmë edhe me investime të tjera në komunë e Podujevës për të mirën e të gjithëve”, tha ai.

Ndërsa kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, tha se me këtë investim janë duke realizuar premtimet që kanë bërë.

“Po i realizojmë ato që i kemi premtuar në fillim mandati tonë dhe sot i kemi edhe 15 shërbime të reja shtesë në poliklinikën tonë. Nga sot qytetarët tonë nuk do të kenë nevojë që të maltretohen duke pritur në Prishtinë. Jemi shumë të kënaqur, një ambient i jashtëzakonshëm me kushte të nivelit dhe standardeve më bashkëkohore”, tha ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 109)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (310)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com