DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Gjykata vërteton diskriminimin në pagë të aktorit të Teatrit Kombëtar

29 Janar 2025
A A
Gjykata vërteton diskriminimin në pagë të aktorit të Teatrit Kombëtar
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Themelore në Prishtinë (GJTHP), Departamenti i përgjithshëm ka vërtetuar diskriminimin në pagë nga ana e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndaj aktorit Naim Berisha, anëtar i Trupës Rezidente të Teatrit Kombëtare të Kosovës, për periudhën 01.07.2011 deri 30.04.2015.

Përmes aktgjykimit të datës 19.12.2024, GJTHP e ka aprovuar në tërësi si të themeltë kërkesëpadinë e aktorit Naim Berisha kundër MKRS-së, duke e detyruar këtë të fundit që t’ ia paguajë aktorit Berisha diferencën e ndryshimit në pagë për periudhën kohore 01.07.2011 – 30.04.2015.

Aktgjykimi i datës 19.12.2024, i GJTHP-së vjen pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese – KI137/23, të datës 18. 01.2024, publikuar më 20.02. 2024, përmes së cilës konstatohet se tre aktgjykimet paraprake të gjykatës së rregullt përfshirë aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë (2015), Gjykatës së Apelit (2019) dhe Gjykatës Supreme (2022), nëpërmjet të cilëve i ishte refuzuar kërkesëpadia aktorit Berisha, ishin nxjerrë në kundërshtim më kushtetutën, provat dhe ligjet e aplikueshme në Kosovë.

Kushtetuesja më datë 19.01. 2024, konstatoi se aktgjykimi i Supremes ka pasur shkelje të së drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm të paraparë me nenin 31 paragrafi 1 të Kushtetutës në ndërlidhje me të drejtën për një proces të rregullt të paraparë me nenin 6 paragrafi 1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Vendimi i Kushtetuese bëri që rasti i Berishës të rigjykohet.

Aktgjykimi i Gjykatës

Më datë 19.12.2024, GJTHP e ka vërtetuar diskriminimin në pagë për periudhën 4 vjeçare (2011-2015) të aktorit Berisha nga MKRS-ja, duke e obliguar këtë të fundit të paguajë diferencën në pagë, diferencën e kontributit pensional, tatimit dhe kamatën ligjore.

Më 2012, Berisha kishte ushtruar padi në gjykatë për diskriminim në pagë në raport me kolegët e tij.

Sipas vendimit të GJTHP-së, MKRS me mospagesën e njëjtë të Berishës në raport me kolegët e tij, ka shkelur të drejtat e tij që kanë të bëjë me kushtet e punësimit dhe pagesës, duke bërë diskriminim të drejtpërdrejtë, përkatësisht duke shkelur Ligjin për Mbrojtje nga Diskriminimi.

“Përfundimisht, gjykata vlerëson se e paditura (MKRS) me rastin e mospagesës së njëjtë të paditësit, sikurse kolegët e tij për punën e njëjtë ka bërë diskriminim të drejtpërdrejtë ndaj tij duke e trajtuar në mënyrë më pak të favorshme sesa janë trajtuar të punësuarit e tjerë në pozitat e përmendura”- thuhet në aktgjykim.

Po sipas këtij aktgjykimi, meqë gjykata gjeti se e paditura (MKRS) me veprimet e saj ka bërë diskriminim të drejtpërdrejtë ndaj paditësit (Naim Berisha), vendosi të detyrojë të paditurën (MKRS) që paditësit t’ia kompensojë shumën e caktuar sipas aktgjykimit.

Rruga e gjatë për drejtësi e aktorit Naim Berisha

Aktori Berisha tha për KALLXO.com se fatura që i është dashtë të paguajë për shkak të përcaktimit të tij për mbrojte të të drejtave të punëtoreve dhe ligjshmërisë në Teatrin Kombëtar, ka qenë shumë e shtrenjtë.

Diskriminimi në pagë, ka thënë ai është vetëm njëri ndër sulmet që atij i janë bërë gjatë kësaj qëndrese për drejtësi.

“Gjykata më në fund pas 14 vjetëve aprovoi padinë dhe konfirmoi diskriminimin. Kërkimi i drejtësisë në gjykatë ishte i rëndë po aq sa diskriminimi. Kjo lëndë fillimisht është refuzuar nga tre instancat e gjykatës se rregullt, përfshirë Gjykatën Themelore, Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën Supreme”- tha Berisha për KALLXO.com.

Berisha ka thënë se vetëm pas aprovimit nga Gjykata Kushtetuese dhe shkeljeve që kjo Gjykatë konstatoi, ky rast arriti të marrë rrugën drejt zgjidhjes, i cili pas shqyrtimit të dytë nga Gjykata Supreme u aprovua për të arritur në këtë epilog ku jemi tani ku gjykata e faktit, respektivisht Gjykata Themelore në Prishtinë aprovon padinë, duke e vërtetuar diskriminimin.

“Vlen të përmendet, se nga Teatri Kombëtar i Kosovës dhe Ministria e Kulturës nëpërmjet gradimeve të paligjshme vazhdoj të jem i diskriminuar, në kundërshtim me përvojën dhe përgatitjen akademike. Madje, TKK  ka mbi një vit që nuk e zbaton vendimin e komisionit të Ankesave të MKRS-së, nëpërmjet të cilit vërtetohet, se unë në kundërshtim me përvojën, rrethanat dhe përgatitjen akademike, jam kategorizuar në kategori jomeritore”- ka thënë Berisha.

Ndërsa, MKRS nuk i është përgjigjur interesimit të KALLXO.com lidhur me aktgjykimin e GJTHP-së.

Përgjegjësia për gradimin e aktorëve në TKK bie mbi Këshillin Drejtues të tij. Ky i fundi nuk është përgjigjur në interesimin e KALLXO.com, lidhur me pretendimet e Berishës se ende vazhdon të jetë diskriminuar si aktor i TKK-së, përkatësisht moszbatimin e vendimit të Komisionit të Ankesave.

Më 2011, Qeveria miratoi rregulloren për gradimin dhe pagat e krijuesve dhe performuesve të kulturës dhe punonjësve profesional të trashëgimisë kulturore. Miratimi i saj i hapi rrugë legalizimit të vendeve të punës edhe të aktorëve të TKK-së. Por, pavarësisht shkollimit superior përvojës dhe vlerësimeve të larta për interpretim në skenë nga kritika, Berisha diskriminohet në pagë në raport me kolegët e tij, i cili për punën e njëjtë për katër vjet me radhë u pagua dukshëm më pak, (gjysmë page) se sa kolegët e tij, me të njëjtin status, me të njëjtën përvojë pune dhe me të njëjtën përgatitje akademike.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 451)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 191)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (135)
  • Shpallje (1)
  • Sport (249)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com