DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Smajl Latifi viziton bizneset e sipërmarrësit Enis Kadiri në Rahovec

24 Shtator 2025
A A
Smajl Latifi viziton bizneset e sipërmarrësit Enis Kadiri në Rahovec
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi, ka zhvilluar një vizitë tek sipërmarrësi i njohur nga Rahoveci, Enis Kadiri, i cili drejton me sukses tri biznese në sektorë të ndryshëm. Bizneset e tij punësojnë mbi 50 punëtorë dhe përbëjnë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të komunës.

Gjatë vizitës, Kadiri e njoftoi Latifin me aktivitetet e tij, që përfshijnë supermarketin “Emel” në Rahovec, butikun e veshjeve tradicionale “Emel” me shtatë pika shitjeje në gjithë Kosovën, si dhe fermën e pulave “Omel”.

Në butikun “Emel”, Latifi pa nga afër procesin e prodhimit të veshjeve tradicionale, të realizuara përmes teknologjisë së avancuar digjitale, që tregtohen edhe online. Ndërsa ferma “Omel” kultivon mbi 9,000 pula, të cilat prodhojnë rreth 8,000 vezë në ditë, duke furnizuar depot e marketeve të ndryshme në Kosovë.

Smajl Latifi i shprehu urimet e tij Kadirit për arritjet dhe përkushtimin e treguar, duke theksuar se mbështetja për bizneset lokale do të jetë prioritet i tij, përmes krijimit të kushteve të favorshme për sipërmarrje dhe zhvillim ekonomik.

KATEGORITË

  • Botë (1 140)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 547)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (136)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (873)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com