DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Paralajmëron Blerim Latifi: Jemi duke rënë në humnerë diplomatike

24 Shtator 2025
A A
Paralajmëron Blerim Latifi: Jemi duke rënë në humnerë diplomatike
Share on Facebook

Profesori i filozofisë, Blerim Latifi ka paralajmëruar se Kosova është duke rënë në humnerë diplomatike, pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për nisjen e një Dialogu Strategjik me Serbinë.

Latifi ka reaguar pas paralajmërimit të sekretarit amerikan Marco Rubio për nisjen e një Dialogu Strategjik me ShBA-së dhe Serbisë

Përkundër këtyre zhvillimeve, profesori universitar ka deklaruar se në Kosovë askujt nuk po i bëjnë përshtypje këto ndodhi, e për krejt këta ka fajësuar “anestezionin antiperëndimor”.

“Kosovës i është hequr dialogu strategjik me SHBA-në, ndërkohë që nga takimi në New York i sekretarit amerikan Marco Rubio me Vuçiqin paralajmërohet nisja e dialogut strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë. Këto dy zhvillime mjaftojnë për të parë humnerën diplomatike në të cilën jemi duke ra. Dhe ndërsa kjo po ndodh, apatia jonë është e plotë. Arsyeja është e qartë: anestezioni antiperëndimor, i injektuar për vite me radhë në trupin e kësaj shoqërie, ka krijuar atë lloj pandjeshmërie, e cila bën që edhe po të shembet e tëra ngrehina shtetërore, askujt të mos i bëjë përshtypje”, thuhet në postimin e tij në Facebook.

Vetëm pak ditë më parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan për pezullimin e Dialogut Strategjik me Kosovën.

Ky vendim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës thuhej se është marrë për shkak të veprimeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 719)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (26 767)
  • Opinione (55)
  • Showbiz (183)
  • Sport (422)
  • TV (91)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com