Nazmi Osmanaj është kandidat për Asamblenë Komunale të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ku garon me numrin 37.
Me përvojë dhe vizion të qartë për zhvillimin e kryeqytetit, Osmanaj synon të kontribuojë në krijimin e një Prishtine më funksionale, më të pastër dhe më afër qytetarëve.
Në fokusin e tij politik janë:
-
përkushtimi ndaj qytetarëve,
-
projektet për infrastrukturë moderne,
-
kujdesi për rininë dhe arsimin,
-
transparenca dhe llogaridhënia.
Ai thekson se angazhimi i tij në Asamble do të ketë për qëllim përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve të Prishtinës dhe ndërtimin e një administrate më të përgjegjshme.
