Kandidati për kryetar të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka premtuar një investim prej 1 milion euro për sektorin e agroturizmit, duke e cilësuar atë si fushën që do ta ndryshojë dhe zhvillojë komunën.
“Agroturizmi është sektori që do ta ndryshojë dhe zhvillojë Rahovecin. 1 milion euro për agroturizmin është premtimi ynë që do të mbahet,” u shpreh Latifi.
