Kandidati për kryetar të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka vizituar kompaninë “EuroFood” në Xërxë, pronë e Daut Ese, ku u prit nga drejtori i kompanisë, Mehmet Shala.
Latifi e vlerësoi “EuroFood”-in si një shembull frymëzues të suksesit, ku vizioni dhe përkushtimi kanë shndërruar bujqësinë në motor ekonomik për komunën e Rahovecit.
E themeluar në vitin 2012, kompania punëson mbi 40 gra nga Rahoveci, eksporton rreth 30% të prodhimeve në 15 shtete evropiane dhe investon vazhdimisht në teknologji dhe cilësi. Me një gamë të gjerë produktesh, përfshirë përpunimin e rreth 500 ton specash për ajvar, “EuroFood” është bërë faktor i rëndësishëm në fuqizimin e fermerëve lokalë dhe zhvillimin ekonomik të komunës.
“Faleminderit për mikpritjen dhe punën e palodhshme. ‘EuroFood’ është dëshmi se puna, vizioni dhe përkushtimi sjellin rezultate të mëdha,” u shpreh Latifi.
