Kandidati për kryetar të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka kujtuar sot rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në dyvjetorin e rënies së tij në krye të detyrës.
Latifi e cilësoi Bunjakun si Hero të Kosovës, duke theksuar se rënia e tij në mbrojtje të territorit dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës, në përballje me një sulm terrorist të përgatitur nga shteti serb, do të mbetet një akt i shenjtë i sakrificës.
“Rënia e tij do të frymëzojë gjeneratat e reja të policëve dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës. Lavdi jetës dhe veprës së heroit Afrim Bunjaku!”, u shpreh Latifi.
