DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Instituti amerikan: Kosova në kahje të gabuar, çmimet dhe papunësia top problemet e vendit

25 Shtator 2025
A A
Instituti amerikan: Kosova në kahje të gabuar, çmimet dhe papunësia top problemet e vendit
Share on Facebook

Mbi gjysma e qytetarëve të Kosovës besojnë se vendi nuk është në rrugën e duhur.  Sipas sondazhit rajonal të Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), i realizuar nga maji deri në korrik të vitit 2025, 56% e të anketuarve mendojnë se Kosova po ecën në drejtim të gabuar – një përkeqësim i dukshëm krahasuar me vitin e kaluar.

Shumica e qytetarëve të Kosovës besojnë se vendi po shkon në drejtim të gabuar. Kostoja e lartë e jetesës, papunësia dhe korrupsioni renditen si problemet më të mëdha në vend – tregues që dalin në pah nga sondazhi i Institutit Ndërkombëtar Republikan.

Në sondazhin rajonal për Ballkanin Perëndimor të Institutit Ndërkombëtar Republikan (maj–korrik 2025), 56% e të anketuarve deklaruan se Kosova është në një trajektore të gabuar.

Trendi tregon qartë përkeqësimin e perceptimit qytetar mbi të ardhmen e vendit krahasur me një vit më parë.

Çmimet/papunësia në top të listës se problmeve

Sipas sondazhit, i kryer me një kampion prej 1,164 të rriturish në Kosovë, të zhvilluar mes 13 majit dhe 25 qershorit 2025, Kostoja e jetesës / çmimet e larta janë problemi më i madh me të cilin përballet vendi sot.

Në këtë pyete, pëgjigjet e qytetarëve dhanë një renditje problemesh që shpërfaqin qartazi presionin e përditshëm ekonomik dhe zhgënjimin institucional:

1. Kostoja e jetesës / çmimet e larta – 45%

2. Papunësia – 19%

3. Korrupsioni – 6%

Renditja pasqyron shifrat e inflacionit, të cilat kanë ulur fuqinë blerëse të qytetarëve vitet e fundit, ndërsa nga ana tjetër, papunësia vazhdon të rrisë pasigurinë ekonomike.

Raportet vendore dhe ndërkombëtare konfirmojnë vazhdimisht perceptimin e qytetarëve, duke theksuar se inflacioni gjatë vitit 2025 i është kthyer frikshëm rrjedhës negative.

Korrupsioni

Ndonëse vetëm 6% e të anketurave e përmendin si “problemin kryesor”, korrupsioni mbetet një prej sfidave më të mëdha të vendit, duke u renditur në vendin e tretë për top sfidat më të cilat ballafaqohet Kosova.

Pas korrupsionit, qytetarët rendisin: situatën e përgjithshme politike (5%), emigrimin (3%), ekonominë në kuptimin më të gjerë (3%) dhe kujdesin shëndetësor (3%).

Ndërsa, pasiguria, kriminaliteti, mungesa e mundësive për biznes të vogël dhe qasja në kredi përmenden nga 2% e të anketuarve. Probleme të tjera si konfliktet e jashtme, lufta, droga e paligjshme, varfëria dhe arsimi renditen me nga 1%.

Sondazhi në Kosovë u realizua 13 maj–25 qershor 2025, me një kampion përfaqësues prej 1,164 të rriturish, marzh gabimi ±3.3 p.p. dhe intervista ballë për ballë në ekonomi familjare.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 569)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 011)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (157)
  • Shpallje (1)
  • Sport (336)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com