Burim Krasniqi, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Komunës së Rahovecit në Zgjedhjet Lokale 2025, ka theksuar edhe një herë rëndësinë e punës dhe planifikimit në zhvillimin ekonomik dhe menaxhimin e suksesshëm të çdo procesi.
Në një postim të bërë sot, ai ka njoftuar për eksportin e radhës të kompanisë “Vigani Foods” shpk, duke e lidhur këtë veprimtari me filozofinë e tij të punës:
“Puna është rruga e vetme e suksesit. Sot ngarkuam eksportin e radhës te ‘Viganifoods’ shpk. Planifikimi është rruga që krijon mundësi për të gjitha. Ditë të mbarë!”
