Kandidati për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi, ka vizituar sot kompaninë “Dina T-Glass”, një ndër bizneset më të specializuara për prodhimin e xhamit në Kosovë, e cila operon sipas standardeve evropiane dhe eksporton rreth 50% të prodhimit në tregjet ndërkombëtare.
Gjatë vizitës, Latifi u prit nga familja Tara, pronarë të kompanisë, të cilët prezantuan teknologjinë e avancuar që përdorin dhe rolin e stafit profesional prej mbi 25 punëtorësh.
Në takim u diskutua për kushtet e tregut, sfidat e bizneseve dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet sektorit privat dhe Komunës së Rahovecit për përmirësimin e klimës së biznesit.
Latifi u shprehu urimet e tij për suksese të reja, duke theksuar se mbështetja institucionale për bizneset nuk do të mungojë.
